Berisha: Ne e kemi kandidatin, PS te sjelle propozimin Eva Gjura
Kryeministri Berisha ka shfrytezuar mbledhjen e grupit parlamentare te PD-se, per te informuar deputetet ne lidhje me takimin e zhvilluar mbremjen e se dieles ne ambientet e Kryesise se Kuvendit me kryetarin e PS-se Edi Rama dhe kryetarin e grupit parlamentare Gramoz Ruci. Kryeministri ka deklaruar se ai dhe mazhoranca jane te angazhuar qe zgjedhja e presidentit te behet ne respekt te plote me kushtetuten e vendit. Kreu i mazhorances ka theksuar me tej se qellimi eshte zgjedhja e nje presidenti konsensual dhe per ta arritur kete, po behen konsultime te pa nderprera si me aleatet ashtu edhe me opoziten. "Ne kete kuader u zhvillua takimi ne Kryesine e Kuvendit me z. Rama dhe z. Ruci, ku mendoj se u shprehen gjeresisht pikepamjet dhe qendrimet e paleve. Ne ekspozene tone ne kete takim edhe njehere ne argumentuam vendosmerine tone per te ecur me nje ujdi me te gjere te mundshme dhe ne kete kontekst ne dolem jashte fushes politike, e cila ne merite duhet te ishte e para, por ne problemin qe krijon per konsensusin ajo nuk mund te jete e para" eshte shprehur Berisha. Duke deklaruar se per hir te konsensusit eshte hequr dore nga nje kandidature politike, kryeministri tha se, "duhet te jemi realist, nuk mund te ftosh opoziten dhe ajo nuk mund te te ftoje ty, qe te votojne kandidatura te fushes dhe beckgraundit te mirefillte politik, nese eshte fjala per konsensus gjithnje, dhe vete procesi kerkon sinqeritet, kerkon seriozitet, kerkon transparence". Gjithashtu Berisha ka vleresuar maksimalisht kandidaturen e propozuar nga mazhoranca dhe ka shprehur vendosmerine e tij dhe te partise qe perfaqeson per ta mbeshtetur ate deri ne fund dhe keto argumente ai ia ka parashtruar gjate takimit edhe kryetarit te opozites Rama. "Ajo cka spikat ne perzgjedhjen tone eshte nje vleresim pozitiv, i qarte per kandidaturen e perzgjedhur. Une u perpoqa te argumentoj mbeshtetjen qe ne i japim kesaj kandidature si nje mbeshtetje te merituar, si nje mbeshtetje jo partiake, sepse qofte edhe nje dite te vetme nuk ka qene ne PD. Eshte nje personalitet me karriere te gjate, per gati 31 vjet eshte pedagog universiteti, jane me qindra e qindra juristet shqiptare qe ju ka dhene mesim dhe e njohin, po keshtu diplomacia, po keshtu ne Gjykate" eshte shprehur Berisha. Me gjithe vleresimin per kandidaturen e mazhorances, kryeministri ka ftuar opoziten qe te propozoje kandidatet e saj dhe mazhoranca do ti beje vleresimin duke besuar se kandidati i perzgjedhur meriton te gjithe mbeshtetjen. "Duhet te theksoj se takimi ishte nje perpjekje dhe nuk mund ta mohoj. Per te gjetur nje ujdi, palet shprehen qarte qendrimet e tyre, shprehen qarte pikepamjet sesi mendojne ata se mund te arrihet ujdia" u shpreh kreu i mazhorances.
Mazhoranca mbeshtet kandidaturen e Zaganjorit
Mazhoranca ka konfirmuar edhe njehere dje se ajo mbeshtet kandidaturen e propozuar per postin e presidentit, Xhezair Zaganjorin. Nje kandidature kjo qe doli pas nje dite te gjate negociatash mes krereve te partive parlamentare te mazhorances. Me pas numri dy i PD-se Patozi, ia beri te ditur kete propozim opozites, por kjo e fundit nuk e pranoi, duke mos evidentuar asnje mangesi ne figuren e Zaganjorit si kandidat per president, por shprehen pakenaqesi per procesin e perzgjedhjes duke e perjashtuar opoziten. Me kete argument, pra perjashtimin nga procesi i diskutimit per perzgjedhjen e emrit te presidentit te ri, opozita nuk e ka pranuar kandidaturen e Zaganjorit per votim ne Kuvend.
Kryeministri: "Shpresoj te votojme ne raundin e trete presidentin"
Kreu i mazhoranca ka deklaruar dje se megjithese ne dy raundet e para nuk u arrit konsensusi per zgjedhjen e presidentit te ri, ai shpreson qe ky konsensus te arrihet ne raundin e trete duke votuar kandidaturen me te mire. Berisha u shpreh se mazhoranca eshte e vendosur te vazhdoje te perpiqet per mirekuptimin me te gjere te mundshem, sikunder dhe nje vetedije e thelle per cdo qytetar, per cdo politikan ekziston. "Kryetari i Shtetit duhet te kete integritetin, dhuntine dhe te gjithe vetite dhe aftesite per ta perfaqesuar me dinjitet sa me te madh vendin dhe kombin e tij, dhe te tille Shqiperi ka. Ndaj dhe duke i shprehur mbeshtetjen e plote kandidatit te perzgjedhur ftojme opoziten te shqyrtoje kandidatin, sikunder e ftoj te paraqese kandidatin e vet dhe te angazhohemi ne nje proces konsultimesh civile, te pergjegjshme ne interes te procesit dhe te vendit" tha Berisha.