E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE/ODIHR: "Dosjet", mos votoni

Prezenca e OSBE-se beri dje perpjekjen e fundit, per te frenuar ekzekutivin ne miratimin e projektligjit per hapjen e dosjeve te ish bashkepunetoreve te Sigurimit te Shtetit. Vetem pak ore, para diskutimit ne seance plenare, Ambasadori i OSBE-se, Robert Bosch dhe drejtori i zyres se ODIHR, Janez Lenarcic i bene apel Kuvendit, qe te shtyje votimin. "Ligji ka implikime serioze kushtetuese dhe politike, dhe shtyrja e votimit per te lejuar konsultime me te gjera, do te ishte e mirepritur", u shpreh Lenarcic, per projektligjin. Sipas OSBE/ODIHR, eshte e domosdoshme qe te realizohen konsultime me te gjera, para se te shkohet ne votimin parlamentar te nje drafti te tille kaq te rendesishem. Sipas nderkombetareve, parlamenti duhet te marre parasysh shtyrjen e votimit te planifikuar te projektligjit, ne menyre qe te lihet kohe e mjaftueshme per konsultime me te gjera. "Ështe e domosdoshme qe cdo proces lustrimi te plotesoje standardet nderkombetare dhe te kryhet me nje konsensus sa me te gjere", beri thirrje Bosch. Ambasadoret theksuan se Prezenca ne Shqiperi dhe ODIHR-i ishin te gatshem te mbeshtesnin autoritetet shqiptare, dhe nese do t'u kerkohej, te jepnin asistencen dhe ekspertizen e tyre mbi kete projektligj. Apeli i tyre u be ne mesdite, vetem pak ore para nisjes se diskutimit ne seance plenare, me shpresen e ndryshimit dhe reflektimit te mazhorances ne Kuvend. Kjo eshte e dyta here qe OSBE reagon kunder, miratimit te projektligjit per pastertine e figurave. E deklarates se Bosch, iu bashkengjit dhe ajo e zyres se ODIHR-it.

Kerkesa e nje jave me pare

Jo me larg se nje jave me pare, Ambasadori i OSBE-se, Robert Bosh dha sinjalin e pare kunder projektligjit e hapjes se dosjeve. Ne nje prononcim per median, Bosh u shpreh se projektligji cenon disa nene kushtetuese. Nga qyteti i Durresit, ai beri thirrje per diskutime te gjera te ketij projekti. "Ndajme te njejtin qendrim me SHBA-ne. Projektligji cenon disa nene kushtetuese dhe duhet te kete diskutime gjitheperfshirese per te", u shpreh Bosh dite me pare. Madje ai, sugjeroi qe nje projekt i tille kaq i rendesishem, eshte i nevojshme qe te diskutohet edhe nen prezencen e eksperteve dhe konsulenteve evropiane. Duke e cilesuar si nje nisme ligjore teper te ndjeshme per komunitetin, Ambasadori i OSBE-se, e cilesoi si shume te nevojshem faktin se ai duhet te diskutohet gjeresisht, mes te gjithe faktoreve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›