"Fund teatrit te shemtuar te bashkepunimit PS-PD"
Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta duke u ndalur ne zhvillimet e fundit te politikes, gjate nje takimi ne Kombinat nenvizoi se, "eshte koha qe te ndeshkohet ky teater i shemtuar politik i bashkepunimeve te paprincipta mes lidershpit te PS dhe PD, me vote, por njekohesisht, edhe permes afirmimit te nje programi shume te qarte dhe shume konkret ekonomik dhe social". Ai eshte shprehur me se i bindur se kete gje LSI do ta realizoje me se miri ne te gjitha drejtimet, sepse zgjidhja e kesaj krize te thelle politike, institucionale, kushtetuese, do te vije nga kjo dhe nga ajo alternative, e cila tashme eshte afirmuar ne krah te LSI dhe eshte ne sinkron te plote me shumicen e qytetareve shqiptare. Prandaj tha Meta, objektivi yne per te fituar ne zgjedhjet e vitit 2009 nuk eshte nje deshire. Ështe nje detyre. Nje detyre perpara vendit qe kerkon nje zgjidhje. Meta u shpreh se, "ne do te kemi gjithnje ne qender te vemendjes punen me njerezit. Padyshim qe kete konsensus qe ekziston ne do ta unifikojme, do ta materializojme dhe do ta shnderrojme nga nje simpati, dhe nga nje shprese ne besim dhe ne nje ortek suksesi dhe fitoren e zgjedhjeve ne vitin 2009". Me pas duke u ndalur ne zgjedhjet e ardhshme Meta u shpreh i bindur se LSI do te jete garancia e nje qeverisjeje progresiste, pas vitit 2009, pas zgjedhjeve te Qershorit. "Nuk do te jemi thjesht nje garanci permes numrave ne qeveri, ne Parlament, e keshtu me radhe, por do te jemi garanci reale dhe morale e nje ndryshimi te madh qe do te ndodhe ne Shqiperi", tha Meta.