E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Ne nuk rrisim taksa Eva Gjura

Shtimi i vendeve te punes, si dhe krijimi i kushteve sa me te favorshme per biznesin, kane qene ne qender te diskutimit dje mes kryeministrit Berisha dhe perfaqesuesve te biznesit te vogel te pese komunave perreth Tiranes. Biznesmene te Berzhites, Baldushkut, Farkes, Petreles dhe Kerrabes per gati 1:30 minuta, kane ngritur para kryeministrit shqetesimet e tyre dhe kane kerkuar vemendjen e qeverise per zgjidhjen e ketyre problemeve. Nga ana e tij, kryeministri ka garantuar biznesmenet e ketyre zonave dhe te mbare Shqiperise, se qeveria eshte e angazhuar maksimalisht per mbrojtjen e biznesit ne vend dhe kjo duket fare qarte edhe nga reformat lehtesuese qe jane ndermarre gjate ketyre shtate viteve. Berisha ka premtuar se biznesi nuk do te kete rritje taksash. “Premtoj se persa kohe te votoni Partine Demokratike ju nuk do te keni ndonjehere rritje taksash. Ne kemi nje histori, 8-vjecare tashme, pergjysmuan taksen mbi xhiron, zbritem nga 25% ne 10 % tatimin mbi fitimin, nga 20% ne 10% tatim mbi te ardhurat personale dhe kete po e heqim per ato qe marrin nen 30 mije leke”, u shpreh Berisha. Ndersa lidhur me qendrimin e kryetarit te PS-se Rama per taksen progresive, Berisha u shpreh se kthimi i saj eshte nje veprim i pabese qe iu behet qindra e qindta investitoreve, te cilet per t’i shpetuar falimentit do te shkurtojne vendet e punes. “Te thuash se do kthesh taksen progresive, eshte nje veprim i pabese ndaj investitoreve qe kane investuar qindra miliarde dollare. Mesazhi me i keq qe u dergohet investitoreve. Akti i pare qe do te bejne, do te shkurtojne vendet e punes. Ky vendim eshte qesharak. Po e kthen ne takse urrejtjeje. Ne duam qe njerezit te punesohen”, u shpreh kryeministri. Gjithashtu kreu i qeverise i eshte pergjigjur interesit te biznesit edhe persa i takon Gjykates Administrative, e cila ende nuk eshte miratuar ne Kuvend. Kryeministri ka bere te ditur faktin se Rama po e bllokon ligjin per Gjykaten Administrative pasi kerkon ta zevendesoje kete gjykate me nje zyre te posacme ne kryeministri. “Ndjeva keqardhje te madhe kur degjova se kryetari i opozites e paska bllokuar ligjin. Ligjin e votuan ata nen per nen ne parlament dhe tani ka mbetur vetem nje ndryshim ne ligjin e Gjykates se Larte, qe te ngrihet sistemi i plote i Gjykates Administrative. Del se ky zoteria nuk e ka votuar ligjin, sepse do te ngreje nje zyre ne Kryeministri, e cila te zevendesoje gjykaten. Ju garantoj ju se ky eshte lajmi me i keq qe nje njeri apo nje administrate mund t’u jape bizneseve. Pse, e ka populli nje fjale, vete Ali e vete Kadi, kete nuk e ka pranuar njeri.”- deklaroi kryeministri Berisha. Gjithashtu kryeministri theksoi se ekzekutivi ka sistem te vecante per shqyrtimin e ankesave, por nuk mund te zevendesoje gjykaten.

Nuk mund te zevendesoje Kryeministri dhe zyra e tij Komisionin e Apelimit te sistemit tatimor. Ai tha se do te bejme nje si pune arbitrazhi para gjykates. Injoranca, thote latini, nuk eshte argument. Per cdo biznesmen ne bote eshte e qarte se arbitrazhi eshte arbitrazh. Po zgjodhe arbitrazhin nuk ka gjykate, po zgjodhe gjykaten nuk ka arbitrazh. Te dyja, vetem mendja e tij qe do te krijoje grupin e seksereve qe t’i zgjidhe para se te shkoje ne gjykate, se arbitrazh nuk mund te kete.

Shtimi i vendeve te punes

Gjate ketyre viteve, ne si mazhorance tha Berisha, kemi punesuar ne punet publike te infrastruktures, ne ndertimin e 10.000 kilometrave rruge, ne ndertimin dhe rindertimin e 1300 shkollave, ne ndertimin dhe rindertimin e mbi 300 sistemeve te ujesjellesve dhe 410 sisteme kanalizimesh, ne ndertimin e qindra qendrave shendetesore, spitaleve dhe objekteve te tjera publike, mbi 58 000 qytetare shqiptare. Sot, vetem ne autostraden Tirane-Elbasan, e cila kalon neper keto komuna, punojne mbi 1400 punetore, inxhiniere dhe teknike. Keto jane te pamjaftueshme. Nuk mund te jete shteti gjenerator kryesor i vendeve te punes

Kritika ndaj sistemit shendetesor, jane harruar zonat rurale

Ne sistemin e shendetesise mbetet ende shume pune per t’u bere, ndaj kritikat per te nuk kane munguar as dje gjate bashkebisedimit, qe kryeministri Berisha zhvilloi me perfaqesues te biznesit te vogel te disa komunave te Tiranes. Te pakenaqur nga sherbimet e sistemit shendetesor te ofruar deri me tani, ata i kane kerkuar kryeministrit qe ne mandatin e ardhshem t’i kushtohet nje vemendje edhe me e madhe sistemit shendetesor ne vend. “Zoti kryeminister, ju uroj per viziten, sepse ne vend qe te shihja drejtuesit e shendetesise, vjen kryeministri. Te gjitha ministrat qe kane kaluar, une i kam ftuar dhe asnjeri nuk ka ardhur deri me tani per te biseduar ne lidhje me organizimin e sherbimit”, eshte shprehur njeri nga te pranishmit ne bashkebisedimin me kryeministrin. Me pas ai ka kerkuar nga qeveria dhe kryeministri qe t’u kushtoje nje vemendje te madhe ndertimit te klinikave te specializuara edhe ne zonat rurale ku banojne nje numer i madh banoresh. “Jam plotesisht dakord me shqetesimet qe ju ngrini. Ky urbanizim i shpejte i vendit, nuk eshte shoqeruar me rajonalizimin e duhur te sistemit dhe sherbimeve te sistemit mjekesor. Rajonalizim ky, qe eshte kusht shume i rendesishem per sherbimin dhe cilesine e tij. Ne sistemin shendetesor, rajonalizimi ka nje rendesi te jashtezakonshme. Duhet te zgjidhim me doemos numrin e mjekeve”, tha Berisha. Gjithashtu kryeministri vleresoi si mjaft pozitive nismen e ndermarre nga nje klinike ne Petrele, e cila do t’u sherbeje falas, atyre qe jetojne me asistence.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›