21-vjetori i rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës, AK: Të mos lejojmë instalimin e të njëjtit model
Share
Aleanca Kuq e Zi ka reaguar nëpërmjet një deklarate për shtyp në lidhje me 21-vjetorin e rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha. Me anë të kësaj deklarate, Aleanca shigjeton kryeministrin Berisha, duke thënë se nuk duhet lejuar instalimi i të njëjtit model në Shqipëri nga ana e këtij të fundit.
Në deklaratën e Aleancës Kuq e Zi theksohet se në vendin tonë ende funksionin sistemi parti-shteti dhe se urrejtja politike po sundon vendin, ndërsa thirrja e 21 viteve më parë, E duam Shqipërinë si gjithë Europa, sipas Aleancës vazhdon që të mbetet aktuale.