Berisha Ne shqiptaret mbetemi te perkushtuar ndaj lirise
Kryeministri Berisha mori pjesë në mbrëmjen gala, të organizuar nga Këshilli Kombëtar Shqiptaro -Amerikan (NAAC), në New York.
Në mbrëmje merrnin pjesë Presidentja e Kosovës Ahtifete Jahjaga, Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto dhe zv/kryeministri i Kosovës Bexhet Pacolli, zv/asistent Sekretari i Shtetit Philip Reeker, kongresmeni Eliot Engel, ambasadori Frank Wisner si dhe shumë personalitete të tjera shqiptare dhe amerikane.
Në mbrëmjen gala i ftuar nderi ishte ish-Kryeministri britanik Tony Blair, të cilit NAAC i dorëzoi një çmim të posaçëm për kontributin e tij në çlirimin e Kosovës.
Çmime iu dhanë një numri personalitetesh të shquara që kanë kontribuar për kombin shqiptar si ish ambasadori Richard Holbrooke.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Tony Blair kujtoi përpjekjet edhe emocionet e forta të periudhës së luftës së Kosovës dhe përpjekjet për çlirimin e saj.
Blair nënvizoi rëndësinë e lirisë për çdo komb dhe theksoi se bota nuk do të jetë më e mirë nëse lirinë nuk e gëzojnë të gjithë popujt. Ai shprehu kënaqësinë që Kosovën sot e njohin 84 shtete të botës dhe dëshirën që të gjithë shtetet ta njohin pavarësinë e saj.
Mbrëmjen gala e përshëndetën edhe një numër personalitetesh të ftuar. Gjatë mbrëmjes aktorja e Hollivudit Eliza Dushku prezantoi një pjesë të dokumentarit të realizuar gjatë vizitës në Shqipëri, i cili ka për qëllim promovimin e imazhit të Shqipërisë në botë.
Duke marrë fjalën, Kryeministri Berisha shprehu mirënjohjen për të gjithë miqtë e kombit shqiptar, për mbështetjen dhe ndihmën e tyre të çmuar.
“Ne, shqiptarët, ishim të fundit në Europë që kënduam këngën e lirisë. Ndamë në të shkuarën një nga historitë më të hidhura, por gjithmonë i them vetes që jemi një komb i bekuar.
Ne jemi një komb i bekuar, sepse në çdo moment vendimtar të ekzistencës sonë, të lirisë sonë, kemi pasur mbështetjen, ndihmën e këtij vendi e kombi të madh dhe ia kemi dalë mbanë falë saj.
Ne kemi një histori shumë të gjatë, që prej kujtesës më të hershme të njerëzimit. Por kemi humbur historinë e lirisë.
Udhëtimi ynë i gjatë ishte një udhëtim mbijetese dhe padyshim, paraardhësit tanë meritojnë nderim të madh.
Nënat, gjyshet tona meritojnë nderime të mëdha.
Ne erdhëm në kohët moderne si një vend i përcaktuar, u përballëm me padrejtësitë më të mëdha, por falë Zotit, sot jemi një vend i lirë. Jemi të lirë, sepse përpjekjet tona kanë vlerë falë Presidentit Bill Clinton. Ai është heroi ynë kombëtar. Po, presidenti Clinton është dhe do të mbetet në kujtesën e kombit tonë një nga heronjtë më të mëdhenj.
Ai drejtoi një nga luftërat më të vështira për t’u vendosur, e drejtoi atë për popullin e Kosovës, për shqiptarët e Kosovës.
Ne sot nderojmë Tony Blair, kryeministri më i madh prej luftës së dytë botërore. Ai pothuajse drejtoi Europën, në mbështetje të Presidentit Bill Clinton, në betejën për lirinë e Kosovës. Ai do të mbetet në kujtesën e kombit tonë, një hero i vërtetë kombëtar.
Nderojmë sot, edhe një mik të madh. Një prej diplomatëve më të jashtëzakonshëm të këtij vendi të madh, Richard Holbrooke”, tha ai.
Duke shtuar se pro-amerikanizmi ynë i ka rrënjët thellë në liritë tona dhe ne jemi shumë krenarë për të.
“Kongresmeni Engel është këtu. Të gjithë e kujtojmë 13 vjet më parë. Pavarësisht faktit se asnjë rajon nuk ka derdhur më shumë gjak për liritë, sesa populli i Kosovës, sakrificat e vitit 1999 ishin ndoshta sa e një e katërta e atyre të vitit ’45, por këtë herë gjërat kanë ndryshuar. Një burrë i madh i këtij kombi, një hero i këtij kombi, Bob Doll, me Eliot Engel, me mikun tonë të madh që nuk jeton më, kongresmenin Tom Lantos dhe shumë të tjerë bënë një vizitë historike në Prishtinë dhe i thanë botës së Shtetet e Bashkuara po vëzhgojnë, Shtetet e bashkuara nuk do të tolerojnë aparteidin e Millosheviçit në Kosovë.
Vitet e fundit përpara pavarësisë nuk kanë qenë të lehta. Dhe këtu kemi një dëshmitar të madh, ambasadorin Frak Wisner. Procesi ishte i komplikuar, por qeveria amerikane, Presidenti Goerge W Bush nuk hezitoi kurrë dhe ishte vendosmëria e tij që Kosova u bë një vend i lirë.
Sot jemi njerëz të lirë dhe po ndërtojmë të ardhmen, kudo ku jemi. E lamë mbrapa historinë e mbijetesës dhe jam absolutisht i bindur që po ndërtojmë një të ardhme të ndritur, po ndërtojmë të ardhmen që meritojmë, më të mirën e të mirave, për të shpërblyer miqtë tanë këtu dhe kudo që janë, për të ndërtuar vlerat, mbi të cilat shoqëritë e tyre kanë përparuar dhe lulëzuar. Prandaj mbetemi shumë të përkushtuar për një shoqëri të lirë, për të shfrytëzuar pasuritë, asetet e jashtëzakonshme të lirisë, për të bërë më të përparuar vendet e kombet tona”, përfundoi fjalën e tij kreu i qeverisë shqiptare.