Berisha: Serbia me status sepse ska opozitë si ne
Kryeministri akuzon nga Korça kreun e PS-së për manovrën me Kodin Penal.
Deklaratat politike nuk i kanë munguar as ditës së 7 Marsit, ku në qytetin e Korçës kanë qenë prezentë kreu i qeverisë Berisha dhe ai i opozitës, Edi Rama. Në axhenda të ndryshme ata janë ndalur në disa prej aktiviteteve më të rëndësishme të rastit, ndërsa Kryeministri Berisha ka riakuzuar Ramën si përgjegjës për mosmarrjen e statusit të vendit kandidat. Duke e hedhur rishtazi përgjegjësinë e dështimit mbi kreun e opozitës, Berisha ka theksuar se opozita serbe, ndryshe nga ajo shqiptare, nuk e ka penguar në asnjë moment votimin e ligjeve. Nga ky tempull i dijes, i vokacionit perëndimor të kombit, unë dua ti shtroj një pyetje z Edi Rama. Dje u zotove, dhe më erdhi mirë se the se do votojmë çdo gjë dhe skemi bërë çdo gjë, kemi votuar gjithçka që kërkohet në procesin e statusit e Shqipërisë për në Bashkimin Europian. Por, 10 ditë më parë, kur urdhërove Grupin Parlamentar që të mos votonte Kodin Penal, kur deklarove të bllokuara reformat, i bëre këto për të ndihmuar Shqipërinë apo Serbinë?, u shpreh Berisha. Sipas tij, Serbia e meritoi që e mori, sepse Serbia nuk ka një forcë politike që nuk voton ligjet që i kërkohen. Në rast se mendohet se një javë para bllokohen dhe një javë me vonë u thuhet se po kontribuojmë duke zhbllokuar, kjo është një këngë, një melodi e trishtuar që shqiptarët e kanë dëgjuar për 43 vjet me radhë nga etërit e tyre dhe nuk e besojnë më. dh.d
Rama: Votuam çdo ligj me 3/5
Kryetari i PS-së, Edi Rama, ka reaguar dje pas akuzave të ardhura nga Kryeministri Sali Berisha. Në faqen e tij në Twtter, kreu i opozitës ka deklaruar se PS-ja ka votuar të gjitha ligjet me 3/5 dhe i ka përmirësuar ato. Shpifja e ditës: Opozita bllokoi Kodin Penal! E vërteta: Opozita e përmirësoi dhe votoi Kodin në seancën e parashikuar. Votuam çdo ligj me 3/5! Shpif, shpif se diçka mbetet është programi i sotëm qeverisës i Kryeministrit. Zgjedhja është e qartë: Një Rilindje Shqiptare, ose ky rrënim i vazhdueshëm. Një qeveri që vetëm i kërkon llogari opozitës, pasi vetëm shpif ndaj saj, është fytyra e rrënimit. Çarja më tresh e PD-së flet vetë për rrënimin, shkruan Rama në faqen e tij në Twitter. Sipas marrëveshjes së 14 nëntorit mes PD-së dhe PS-së, në axhendë tani ka ngelur vetëm miratimi i ligjit për ngritjen e Gjykatës Administrative, i cili kërkon gjithashtu 84 vota.
