Berisha: Nga BE s'kemi marrë asnjë ultimatum Rozeta Rapushi
Kryeministri Sali Berisha, rrezoi dje te gjitha pretendimet se nga nderkombetaret ka nje ultimatum per situaten politike. Ne mbledhjen e djeshme te qeverise, kreu i saj, informoi ministrat se ne menyre kategorike, ne takimin mes tij dhe kreut te opozites Edi Rama, ne Strasburg, nuk pati ultimatume. "Dua t'ju garantoj nje gje. Nuk ka pasur, ne menyre kategorike dhe absolute, asnje ultimatum. Se nje vendi te lire dhe nje procesi zgjedhor te lire e te ndershem nuk mund te imagjinoje kush te jape ultimatume. Cdo interpretim i kesaj natyre eshte teresisht interpretim primitiv, thellesisht primitiv", tha kryeministri. Sipas tij, qeveria ne vend eshte legjitime, e dale nga zgjedhjet me te mira ne historine e ketij vendi, nga zgjedhje te lira dhe te ndershme, te cilat kane plotesuar standardet me kryesore te OSBE/ODIHR-it. Ndaj sipas kryeministrit, ata qe imagjinojne se kesaj qeverie i qenkan dhene ultimatume, atyre u ka mbetur ora ne koherat me te veshtira te ketij vendi, pasi nuk ka pasur asnje ultimatum. Kryeministri sqaroi se ne darken e Strasburgut, u diskutuan opsione, per te cilat, per shkak te karakterit te tryezes, pasi ishte nje darke pune, ai nuk i ben publike. "Por, ka spikatur dhe spikat ne menyren me te qarte vendosmeria per te respektuar Kushtetuten e ketij vendi, per te respektuar ligjet e ketij vendi, per te pasur dialog te padiskutueshem midis forcave politike, per te studiuar te gjitha hapesirat e mundshme dhe per te arritur ne nje zgjidhje te ngercit te krijuar", sqaroi edhe nje here kreu i qeverise. Sipas tij, eshte jashte cdo lloj konteksti te nje borxhi ndaj ndokujt. Berisha shtoi se qeveria ka detyrime konstante morale ndaj opozites dhe kjo nuk mund te mohohet, ndaj jane bere edhe oferta pa asnje lloj kompleksi. Kryeministri permendi se eshte ofruar vullneti per te marre pjese ne komisionin hetimor. "Atyre qe i mbahen doktrines se ultimatumeve mund t'u them se nuk u sherben. Doktrina e ultimatumeve eshte nje doktrine e papajtueshme me dialogun, eshte doktrine e papajtueshme me kompromisin. Duhet ta studiojne mire politiken dhe te shohin se kur hyjne ne fuqi ultimatume dhe ne cilat rrethana aplikohen ato", vijoi Berisha. Ai e vleresoi takimin ne Strasburg si pozitiv dhe miq te Shqiperise, te cilet me preokupimin me te mire dhe me pozitiv, ftuan lideret e partive te medha politike, per te shqyrtuar problematiken. "Shkova, shkoj dhe do te shkoj pa asnje lloj problemi. Une kundershtarin, nuk e marr per armik. Une nuk udhehiqem kurre ne mendjen time nga kulti i armikut, sepse eshte rruga me e papranueshme ne rrafshin psikologjik, por rruga me e sigurt e deshtimit ne rrafshin politik", tha kryeministri.
Qendrimi
Kryeministri Berisha, beri te qarte edhe nje here dje se nderkombetaret mbeshtesin ne zgjidhjen e ngercit politik, vendosmerine per te respektuar Kushtetuten, ligjet dhe per te pasur dialog te padiskutueshem midis forcave politike, per te studiuar te gjitha hapesirat e mundshme dhe per te arritur ne nje zgjidhje te ngercit te krijuar.
Kryeministri: "Doktrina e ultimatumeve, e papajtueshme me dialogun"
Kryeministri permendi se eshte ofruar vullneti, per te marre pjese ne komisionin hetimor. "Qeveria ka detyrime konstante morale ndaj opozites dhe kjo nuk mund te mohohet. Mbi bazen e ketij sensi pergjegjesie, jane bere oferta pa asnje lloj kompleksi. Eshte ofruar vullneti per te marre pjese ne komisionin hetimor, cka s'ka asnje detyrim, por sigurish ka nje detyrim moral ndaj opozites deri sa te fton dhe te tjera qe dihen. Nuk ka pasur, nuk ka dhe nuk mund te kete ultimatum. Atyre, qe i mbahen doktrines se ultimatumeve, mund t'u them se nuk iu sherben. Doktrina e ultimatumeve eshte nje doktrine e papajtueshme me dialogun, eshte doktrine e papajtueshme me kompromisin. Duhet ta studiojne mire politiken dhe te shohin se kur hyjne ne fuqi ultimatume dhe ne cilat rrethana aplikohen ato", u shpreh kryeministri.