Berisha: Ngjarje madhore në historinë e kombit
26/03/2009 Anëtarësimi në NATO
Kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar dje një takim të veçantë me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Xhon Uidhers, me të cilin diskutoi mbi samitin e NATO-s në Strasburg më 3-4 prill 2009, ku Shqipëria pritet të bëhet anëtare e plotë e Aleancës së Atlantikut të Veriut. Sipas njoftimit të zyrës së shtypit pranë Kryeministrisë, duke e cilësuar anëtarësimin e Shqipërisë në NATO si ngjarja më e madhe në politikën e jashtme dhe të sigurisë së Shqipërisë pas pavarësisë së saj, Kryeministri Berisha i shprehu ambasadorit Uidhers mirënjohjen më të thellë për përkrahjen dhe ndihmën që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, qeveria amerikane, në veçanti ish-presidenti Bush dhe tashmë Presidenti Obama dhe administrata e tij i dhanë Shqipërisë për realizimin e këtij projekti madhor kombëtar për të gjithë shqiptarët. Në takim u diskutuan gjithashtu mbi procesin e zgjedhjeve të përgjithshme, që do të zhvillohen në 28 qershor. Kryeministri e siguroi ambasadorin amerikan se qeveria shqiptare është tërësisht e angazhuar dhe po bën çdo përpjekje për të garantuar suksesin e tyre, si zgjedhjet më të mira të realizuara ndonjëherë në Shqipëri, të lira e transparente, konform të gjitha standardeve ndërkombëtare.