Shtime fondesh për Ministrisë së Energjetikës
26/03/2009 Vendime qeverie
Këshilli i Ministrave ka miratuar gjatë mbledhjes së djeshme një shtesë fondi prej mbi 392 milionë lekë të reja për Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Në vendimin në fjalë thuhet se kësaj ministrie i shtohet kjo shumë parash në buxhetin e miratuar për vitin 2009, në programin “Mbështetje për energjinë”, zëri “Transferta”, si transfertë, shoqërisë me kapital 100% shtetëror, Operatorit të Sistemit të Transmetimit sh.a., në formën e huas, për realizimin e projektit “Ndërtimi i nënstacionit 110/40 KV, me fuqi 2 x 5.6 MVA, Tuneli i Kalimashit dhe një dalje linje 110 KV në nënstacionin ekzistues 110/6 KV, Kalimash”. Ky fond të përballohet nga fondi i kontingjencës, i miratuar në Buxhetin e Shtetit të vitit 2009. Gjatë mbledhjes së djeshme qeveria i ka dhënë një tjetër shumë prej mbi 18 milionë lekësh të reja po kësaj ministrie, i ndarë për paga 12 milionë) lekë, për sigurime shoqërore 4 milionë dhe investime kapitale 2 milionë lekë. Ndërsa ky fond do të përballohet nga pakësimet në programin “Mbështetje për mbikëqyrjen e tregut, infrastrukturën e cilësisë dhe pronësi industriale”, për institucionin e Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, me vlerë mbi 18 milionë lekë.