E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Ngrini komision hetimor për buxhetin

Kërkesa

Mazhoranca fton opozitën të ngrejë komision hetimor për 16 nenet e ndryshuara në buxhetin e vitit 2010. Kryeministri Berisha ka garantuar opozitën se do t’u japë të gjitha shifrat dhe i ka ftuar ata të ngrenë 64 kartonët që populli u ka dhënë më 28 qershor për të votuar ose jo ndryshimet në buxhet. “Unë jam kundërshtari juaj, unë kam nevojë për votat kundër të tuajat, ku i keni, jeni me kokrra apo pa kokrra. Më mirë është 64 vota kundër Sali Berishës, apo hiç vota kundër Sali Berishës. Si more dilni 64 deputetë burra dhe gra të nderuara sikur s’jeni dhe unë dal gjithmonë pa asnjë votë kundër”, tha Berisha.

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›