E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha-Nishanit: Status të ri për policët e rënë në detyrë

TIRANË- Kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e sotme të qeverisë i kërkoi Ministrit të Brendshëm të nisin procedurat për ndryshimin e statusit të policëve të rënë në krye të detyrës.
Sikurse bën të ditur Zyra e Shtypit, Kryeministri propozoi që me statusin e ri, fëmijët e policëve të rënë në krye të detyrës të përfitojnë pagën e plotë deri në moshën 18 vjeç dhe pas kësaj periudhe bashkëshortet të marrin pensionin e tyre.
Kryeministri Berisha kërkoi gjithashtu edhe shpërblimin e oficerëve të tjerë, të cilët morën pjesë në operacionin për asgjesimin e bandës kriminale të Dritan Dajtit.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›