E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmet, ndalohet i kërkuari për vrasje në tentativë

PËRMET- Një person i shpallur në kërkim nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër prej muajit të kaluar është prangosur. Vladimir Muhaj, 41-vjeç, i dënuar më parë për "Armëmbajtje pa leje" akuzohet për veprën penale të "Vrasjes së mbetur në tentativë".
Burime zyrtare të policisë kanë bërë të ditur se ngjarja për të cilën akuzohet 41-vjeçari ka ndodhur në datën 25 korrik të këtij viti në fshatin Katundishtë të rrethit Përmet.
Pas një debati banal për një vijë uji me një bashkëfshatarin e tij me inicialet E. M, Muhaj ka tentuar ta vrasë me mjete të forta (sëpatë). Pas ngjarjes, i plagosuri
21-vjeçar është transportuar për në spital, ku pas ndërhyrjes së specializuar ka mundur të shpëtojë, ndërsa Vladimir Muhaj është larguar nga vendi i ngjarjes. Për këtë ngjarje, më 7 gusht të këtij viti Gjykata e rrethit Gjyqësor Gjirokastër, ka vendosur për këtë shtetas si masë sigurie "Arrest në burg'", për veprën penale të "Vrasjes me dashje mbetur në tentativë". Ndërkaq, pas marrjes së informacioneve në rrugë operative është bërë ndalimi në banesën e tij në fshatin Katundishtë, ndërsa në cilësinë e provës materiale është sekuestruar edhe sëpata.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›