Berisha: Një akt antishqiptar dhe antikombëtar

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka dënuar aktin e vrasjes së dy ushtarëve amerikanë dhe plagosjen e dy të tjerëve.
"Kryeministri Berisha dënon me rreptësinë më të madhe vrasjen e dy ushtarëve amerikanë dhe plagosjen e dy të tjerëve nga Arid Uka, si një akt terrorist të shëmtuar, por dhe si një akt të mirëfilltë antishqiptar dhe antikombëtar. Vrasja e ushtarëve të ushtrisë së shkëlqyer amerikane që ka qenë përcaktuese për lirinë e shqiptarëve në Kosovë është lëndim shumë i rëndë për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë. Duke shprehur ngushëllimet familjeve të viktimave, qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kryeministri Berisha bën thirrje që drejtësia të flasë me të gjithë rreptësinë e ligjit, ndaj këtij krimi të shëmtuar terrorist", thuhet në reagimin e zyrës së kryeministrit Berisha.