E Diel, 1 Nëntor 2026

Cvetkoviç: “Pas Karaxhiçit do të ketë edhe arrestime të tjera”



Kryeministri i Serbisë, Mirko Cvetkoviç ëhstë shprehur se arrestimi i të akuzuarit për krime lufte, Radovan Karaxhiç, tregon gatishmërinë e Beogradit për të përmbushur obligimet e veta ndërkombëtare. Sipas tij në ditët e ardhshme pritet të ndodhin edhe arrestime te tjera. Lidhur me ish-iderin ushtarak të serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiç, Cvetkoviç tha se kjo është çështje teknike, pasi Beogradi nuk e di vendndodhjen e tij.
“Arrestimi i Ratko Mlladiçit përbën vetëm një çështje teknike përderisa ekziston vullneti politik, që e vërtetuam me arrestimin e Karaxhiçit. Por, aktualisht ne nuk e dimë vendndodhjen e tij”,- deklaroi Cvetkoviç në Salsburg të Austrisë. “Ne e respektojmë Gjykatën e Hagës dhe bashkëpunimi me të është shumë i rëndësishëm për ne”,- tha Cvetkoviç. Kreu i shtetit serb u shpreh se vendi i tij nuk pret të shpërblehet për arrestimin e Karaxhiçit, megjithatë shpreson se Bashkimi Europian do ta bëjë operacional marrëveshjen e tij për stabilizim-asocim me Serbinë.

Bosnjë e Hercegovina rrezikojnë shpërbërjen

Bosnja e Hercegovina tani më shumë se kurrë është afër shpërbërjes që prej fundit të luftës dhe detyra e Bashkimit Europian është të evitojë ndarjen e mundshme. Kështu është shprehur në një artikull për gazetën “Observer” ish-përfaqësuesi i lartë për Bosnjën e Hercegovinën, Padi Eshdaun. “Karaxhiç më në fund është rrugës për në Hagë. Por ndarja e Bosnjës për të cilën ai ka ëndërruar tani është më afër realizimit sesa në kohën kur ai konsiderohej i arratisur”,- thekson Eshdaun. Ai ka tërhequr vëmendjen se Republika Serbe e Bosnjës ka themeluar institucione paralele me shtetin dhe është duke punuar për ndarjen e Bosnjë e Hercegovinës. Sipas tij, kryeministri i Republikës Serbe Millorad Dodik “në mënyrë agresive është duke anulluar dekadat e reformave” dhe shfrytëzon autonominë e cila i është ofruar me Marrëveshjen e Dejtonit për të “rrezikuar Bosnjën ashtu si është paraparë në Dejton”. BE-ja do të duhej të shfrytëzojë aspiratat e BeH - së për anëtarësim në Union si levë me anë të së cilës do të mbështetej pushteti i mesëm në Sarajevë.

Maqedoni, nënkryetari i LSDM-së dënohet me 30 ditë paraburgim

Gjykata penale e Gjykatës Themelore Shkupi 1 vendosi dje masën e paraburgimit prej 30 ditësh për nënkryetarin e Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM), Zoran Zaev. Pas këtij vendimi Zaev menjëherë u transferua në burgun hetimor të Shkupit.
Zaevi dhe pesë bashkëpunëtorët e tij akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare lidhur me ndërtimin e qendrës tregtare “Global” në Strumicë ku Zaev është edhe kryetar i kësaj komune. Lidhja Social Demokrate, arrestimin e zyrtarit të lartë partiak e vlerëson si të motivuar politikisht. Vendimin për arrestimin e tij e ka marë Gjykata penale me kërkesë të prokurorisë e cila nuk mbështeti vendimin e gjyqit që Zoran Zaev të mbrohet në liri. Zoran Zaev u arrestua edhe dy javë më parë, por më pas u lirua që të mbrohej në liri. Partia opozitare LSDM, por edhe disa parti tjera më të vogla nuk marrin pjesë në punimet e parlamentit, për shkak të ndjekjes penale të siç thonë jo vetëm të nënkryetarit të LSDM-së, por edhe të disa ish funksionarëve të tjerë të partive opozitare.

29 Korrik 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›