E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjimnastikë dashurie për Britney-n në Meksikë



Një dashuri e re për Britney Spears? Këngëtares duket se i është rikthyer buzëqeshja dhe forma e mirë fizike falë instruktorit të gjimnastikës. Së bashku me trajnerin, ylli i popit po i kalon pushimet në Cabo San Lucas në Meksikë. Mes shikimesh të dashamirëse, kërcimesh të improvizuara mes të dyve duket se ekziston diçka speciale. Shqetësimet e muajve të fundit, orvarjeve për vetëvrasje, tashmë janë pjesë e së shkuarës. Në sajë të përkëdheljeve të trajnerit personal dhe lëngjeve të frutave, ajo nuk heziton t’i ekspozohet diellit meksikan.
Brun me flokë të shkurtër, fizik të skalitur dhe tatuazhe në shpinë trajneri personal misterioz duket se ka gjetur një vend në zemrën e këngëtares që javën e shkuar mbylli një kapitull të dhimbshëm të jetës së saj. Gjykata në Los Angeles, vendosi që Spears t’i japë çdo muaj 20 mijë dollarë, ish-bashkëshortit Kevin Federline për kujdestarinë e dy fëmijëve. Tani që Britney duhet se ka vënë mend, jo vetëm që mund të vizitojë fëmijët e saj, por mundet edhe të të mendojë për një jetë të re sentimentale. Ajo i lejon vetes disa javë pushime, si një vajzë e thjeshtë, larg botës së spektaklit. Trajneri personal nuk e humb nga sytë asnjë çast dhe pas një ushtrimi të thjeshtë ai e shoqëron përgjatë bregut. Nuk dihet ende nëse ky është thjesht një pasion veror apo simpatia mes te dyve do të transformohet në një ndjenjë të flaktë.

Ëhitney Houston rikthehet me “Like I Never Left”

Këngëtarja synon të thyejë heshtjen në muzikë që zgjat prej 6 vjetësh

“E kam shkatërruar të shkuarën dhe u riktheva sërish”. Kjo është autokritika e divës së muzikës Ëhitney Houston, e cila vjen tashmë me albumin e ri “Like I Never Left” (në duet me Akon). Këngëtarja synon të thyejë heshtjen në muzikë që zgjat prej 6 vjetësh. Albumi pritet të dalë në shitje më 10 nëntor dhe surprizat nuk kanë të mbaruar: përflitet edhe për një duet mes Houston dhe Leona Leëis. Kënga nuk është singëll i vërtetë, por një “dhuratë” e vogël që diva e muzikës soul ua bën fansave të saj në pritje të albumit të plotë. Në këngën e saj, Houston flet për shpresë dhe gëzim pas një periudhe të vështirë që e vuri në provë jetën e saj. “Jemi në gjendje të kapim fillin që u këput një ditë”,- këndon Ëhitney. Në këngët e saj vihen re nota të theksuara autobiografike me një mesazh të sinqertë dhe ndjenja faji për një të kaluar jo të bukur.

George Michael, lamtumirë me Ëham!

Po afron momenti i lamtumirës së paralajmëruar të George Michael përsa i përket aktiviteteve live. Këngëtari anglez do të mbyllë karrierën e tij muzikore në Earl Court në Londër më 24 dhe 25 gusht. Surpriza e rradhës ka të bëjë me një ribashkim të këngëtarit me grupin Ëham në të cilin ka bërë pjesë më parë.
Zëdhënësi i George ka mohuar lajmin dhe sqaron se një ngjarje si kjo do të ishte shumë e vështirë për Andreë Ridgeley i cili është tërhequr nga skena prej më shumë se 10 vjetësh. Dikusht tjetër megjithatë nuk mjaftohet me deklarimet. “George po i mban letrat të mbyllura”, bën të ditur një person shumë pranë këngëtarit. Por shumë janë të mendimit se Andreë mund të bashkohej me George Michael në skenë për të debutuar së bashku dy ose tre këngë”. Nga kjo ngjarje e rëndësishme na ndan vetëm një muaj dhe përgatitjet po shkojnë drejt fundit.

Paris Hilton ndryshe në shfaqjen fantahorror

Brune, seksi dhe ... këngëtare! Së fundi Paris Hilton është shfaqur me imazhet e “Repo - The genetic opera”, shfaqja muzikore fantahorror që në SHBA pritet të dalë më 18 gusht. Ndërsa eksperimentimi i parë i Paris në versionin këngëtare ("Stars are blind”), nuk erdhi ashtu siç duhej, tashmë duket se gjërat kanë ndryshuar pozitivisht. Në klip Paris vjen më rolin e Amber Sëeet, vajza e pronarit të GeneCo. Amber është një vajzë totalisht e varur nga kirurgjia estetike dhe si e droguar, skenë pas skene ajo shfaqet me hundë, buzë e gjoks të ndryshuar. Të pakën deri tani, nuk dihet nëse roli i Amberit nuk e ka frymëzuar edhe për jetën private. Historia bën fjalë për një kapërcim të kohës dhe zhvendosemi kështu në vitin 2056, flitet për një epidemi të tmerrrshme që ka vrarë miliona njerëz duke ndryshuar pamjen e planetit Tokë. Në këtë kontekst shoqëria misterioze GeneCo krijoi një aktivitet të pasur me organe për biznes. Mekanizmi është i thjeshtë: organet u shiten nevojtarëve dhe merren nga ...ata që nuk kanë mundësi të bëjnë operacione. Mes skenash jo të zakonshme dhe pikave të gjakut vijojnë këngët e Darren Smith dhe Terrance Zdunich, autorë të operës teatrale omonime. I pranishëm në këtë shfaqje është edhe këngëtarja angleze Sarah Brightman.

29 Korrik 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›