Supermashtruesi e arti i “gllabërimit” të miliona eurove
20/04/2009 Dosja e plotë hetimore ndaj Indrit Aliut dhe vendimi i gjykatës për kontroll banese
Grackat ku ranë firmat e ndërtimit, kompanitë e makinave e kompjuterëve
TIRANË- Indrit Aliu, “supermashtrues me licencë”, i shpallur në kërkim ndërkombëtar në shënjestrën e gllabërimit të miliona eurove synonte firmat e ndërtimit, kompanitë e kompjuterëve, kompanitë për shitjen e mjeteve dhe fondacione të ndryshme. Gazeta “Metropol” publikon të plotë hetimin disamujor të Prokurorisë dhe vendimin e gjykatës për kontroll banese si dhe të gjithë dosjen voluminoze të të mashtruarve e kompanive të tyre. Vetëm pasi pronarët e shoqërive të ndryshme panë se po u boshatiseshin xhepat dhe nuk po përfitonin asnjë qindarkë nga kontratat e nënshkruara, personat e prekur iu drejtuan Prokurorisë. Por menjëherë Indrit Aliu e ndjeu rrezikun. Sapo është bërë kallëzimi i parë, ai është larguar nga vendi duke u shpallur person në kërkim. Prokuroria e Tiranës në datën 19.03.2009 ka regjistruar procedimin penal nr. 1072, në datë 24.03.2009, është regjistruar një tjetër kallëzim. Në 25.03.2009, Prokuroria ka regjistruar procedimin penal nr. 1120.
Rrugë e fondacione
Indrit Aliu në datë 24.9.2008 ka regjistruar në QKR shoqërinë “Dejs & Partners Consulting” sh.p.k me ortak të vetëm shtetasin Indrit Aliu, me objekt konsulence juridike dhe fiskale për individët dhe shoqëritë tregtare, si dhe të gjitha aktivitetet që lidhen me fushën e ndërtimit. Ai është kontaktuar menjëherë nga pronarët e shoqërisë “D & B Alb Union” sh.p.k, shtetasit Bashkim Nikolla dhe Dimitrios Kontogiannis. Këta shtetas kanë lidhur me të një kontratë sipërmarrje nr. 214/1 prot. datë 21.1.2009, sipas të cilës pala investitore “Dejs & Partners Consulting” sh.p.k, ka porositur realizimin nga ana e palës sipërmarrëse, shoqëria “D & B Alb Union” sh.p.k të rikonstruksionit të rrugës “Sinanaj”, diga e Hec Kalivaç, komuna Lopes, qarku Gjirokastër, me vlerë të kontratës 7.000.000 (shtatë milionë) euro. Fillojnë punimet dhe rruga shtrohet me çakull. Jashtë kontratës, nga ana e shtetasit Indrit Aliu është kërkuar sigurimi i kontratës në vlerën 3% të saj, pra në shumën 210.000 euro. Punimet e filluara ndërpriten pasi Indrit Aliu nuk lëvroi paratë për rrugën. Sipas Bujar Nikollës dhe Dimitrios Kontogiannis, Indrit Aliu u ka kërkuar në total shumën e 500.000 eurove. Aliu ka marrë paratë dhe është larguar. Në 12.03.2009, ndërsa ndodheshin tek lokal “Tajvani”, dikush ka folur me telefonin e Indritit me shtetasin Bashkim Nikolla, duke u prezantuar si drejtori i Bankës Kombëtare Tregtare. Ky person i ka thënë Bashkimit se të nesërmen duhet të paraqiteshin pranë BKT për të bërë likuidimin e situatës pasi ishin zhbllokuar fondet e Indritit. Të nesërmen në datën 13.03.2009 së bashku me Indritin, kanë shkuar tek BKT-ja për të tërhequr lekët dhe nga verifikimi që i bëri llogarisë bankare të Indritit punonjësja e bankës, rezultoi se ai kishte në llogari vetëm 17.000 lekë. Po kështu në llogarinë e firmës “D & B Alb Union” nuk kishte kaluar asnjë lek, duke u bindur se ky shtetas i kishte mashtruar duke i marrë sipas kallëzuesit shumën prej 323.000 eurove. Indritit i është kërkuar nga Bashkim Nikolla të nënshkruante një kontratë, por i padituri ka filluar të qajë duke i kërkuar mëshirë dhe të mos e kallëzonin në polici. Alban Bitraj, administrator i shoqërisë “Bitraj 98” sh.p.k. me aktivitet ndërtim dhe rikonstruksion i objekteve, ka bërë kallëzim tjetër penal. Indriti është prezantuar tek Alban Bitraj si drejtor i fondacionit “Dejs & Partners Consulting” dhe i ka ofruar nënshkrimin e një kontrate për punime ndërtimi me investimet e fondacionit. Pas bisedave me shtetasin Alban Bitraj dhe nënshkrimit të kontratës, ky i fundit ka marrë përsipër ndërtimin e rrugës së fshatit Dishnicë me vlerë 70.000.000 lekë. Për këtë Indrit Aliu i ka kërkuar Alban Bitraj fillimisht 3% të vlerës së kontratës, pra shumën 2.500.000 lekë. Pas marrjes së parave, Bitraj ka marrë edhe një mandat arkëtimi për të vërtetuar dhënien e tyre. Një ditë më parë Indrit Aliu është takuar në zyrën e tij me kryetarin e Bashkisë Librazhd, ku u bisedua për rikonstruksionin e Bashkisë Librazhd. Indriti reagoi se ishte gati për këtë projekt, si dhe ofroi për të bërë dhe 3 rrugë të tjera në Librazhd, ku totali i të gjithë këtyre investimeve shkonte në vlerën 1 milion euro. Përsëri është biseduar dhe Indriti ka marr 3% të vlerës së ndërtimit të rrugës. Po ato ditë Indriti i ka ofruar Albanit dhe një tender rruge në komunën Lopes në Tepelenë, e cila ishte me vlerë 7 milionë euro. Për këtë ofertë Indriti i ka kërkuar 90.000 euro si paradhënie, ndërsa Albani i ka dhënë 88.000 euro, pagesë për të cilën kallëzuesi nuk disponon ndonjë dokument.
Kompjuterë e makina
Artan Mirdita ka bërë kallëzim për Indrit Aliun. Ky i fundit është paraqitur tek kompania e makinave të reja si drejtor i firmës “Dejs & Partners Consulting” për të parë disa mjete, të cilat sipas tij i duheshin për nevojat e shoqërisë. Shtetasi Indrit Aliu pasi ka parë makinat është shprehur se do të vinte një ditë tjetër për të konkluduar lidhur me mjetet. Ka shkuar tek zyrat “Classic Volkswagen” me qëllim blerjen e tre mjeteve të reja Passat Ç, Touran dhe Golf. U hartua kontrata e shitblerjes ku vlera për mjetin Passat ishte 33.000 euro, për mjetin Touran 21.000 euro dhe për mjetin Golf 16.500 euro. Sipas kontratës, për të tre mjetet do të bëhej parapagim gjysma e vlerës dhe pjesa tjetër do të paguhej me dy këste, ku e gjithë kontrata do të realizohej brenda 6 muajve. Pas nënshkrimit të kontratës, shtetasi Indrit Aliu është larguar ku pagesat e mësipërme do të bëheshin nëpërmjet bankës. Pas gjithë veprimeve Indrit Aliu ka marr mjetet dhe nuk ka bërë asnjë pagesë pranë kompanisë. Indrit Aliaj i ka kërkuar shtetasit Laert Kasaj shitjen e disa kompjuterëve shoqërisë së tij “Dejs & Partners Consulting” sh.p.k. pas bisedës Kasaj ka instaluar në zyrën e Aliut një sistem kamerash sigurie, të cilat i ka venë në funksionim. Fatura e pajisjeve te instaluara kapte vlerën e 10.000 eurove. Këto para janë premtuar të likuidoheshin brenda dy ditëve. Por më pas i ka kërkuar edhe 25 kompjuterë e 10 laptop. Këto veprime janë kryer në shkurt të këtij viti. Por ai ka marr edhe kompjuterë të tjerë nga Laert Kasaj brenda një kohe të shkurtër. Një sistem kamerash sigurie është instaluar edhe në komunën Dajt për llogari të Indrit Aliut. Nga këto pajisje, me telefonatë të Indritit, Laerti i ka dhenë 11 kompjuterë kryetarit të komunës Dajt, Drejtorit të Policisë Elbasan i ka dhënë 1 desktop dhe 1 printer dhe tre ekonomistët e tij, të cilët janë paraqitur vetë në dyqanin e Laertit dhe kanë marrë 3 kompjuter dhe 3 celularë. E gjithë vlera shkon në 73.120 euro. Për të gjitha shërbimet, Laert Kasaj ka marr vetëm 1 milion lekë të reja. Ka vajtur disa herë në zyrën e tij por e kot. Më pas zyrën e ka gjetur të mbyllur. Mashtrim është bërë edhe me ndërtimin e rrugës në komunën Dajt me vlerën prej 90.000.000 lekë. Përsëri Indriti ka marr 3% të vlerës pra shumën prej 2.440.000 lekësh. Fillojnë punimet që vazhdojnë deri në fund të janarit. Pas kësaj një tjetër rrugë ajo e Pllumas- Kllojkë me gjatësi 12.3 km me vlerë 190.000.000 lekë. Përsëri Indriti mori 5.700.000 leke nga kjo kontratë. Këto para i mori nga firma “Rami” sh.p.k.
Arsyetimi i gjykatës pas shqyrtimit të provave
Siç rezulton edhe nga këqyrja e bërë sistemit TIMS mbi hyrje daljet e shtetasit Indrit Aliu, ky shtetas është larguar nga territori i Republikës së Shqipërisë që në datën 16.03.2009, pra tre ditë pasi është bërë kallëzimi i parë në ngarkim të tij. Nga rrethanat e parashtruara më sipër, rezulton se shtetasi Indrit Aliu dyshohet të këtë kryer veprën penale të “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, parashikuar nga neni 143/2 i K. Penal, vepër penale, e cila rezulton të jetë kryer nëpërmjet hartimit të kontratave me shoqëri të ndryshme sipërmarrëse për kryerjen e punimeve në fushën e infrastrukturës, duke u marrë pagesa këtyre shoqërive në formën e sigurimit të kontratës. Veprimet e kryera në format e mësipërme ndaj shtetasve kallëzues, janë kryer nga shtetasi Indrit Aliu me qëllim të përfitimit material, rrethanë e cila rezulton nga faktet e dhëna prej tyre, nga fakti se ky shtetas nuk rezulton të dispononte fondet për mbulimin e këtyre kontratave, nga fakti se menjëherë pas dorëzimit të dokumentacionit, po ato firma njoftoheshin si fituese të tenderit, nga fakti i një kohë të shkurtër të ekzistencës së tij, i prezantuar në formën e një fondacioni ku kallëzuesve të ndryshëm i është prezantuar në emërtime dhe financime të ndryshme nga njëri-tjetri, por që në fakt këto “financime” kanë qenë shumat e konsiderueshme të parave, të marra nëpërmjet mashtrimit të dëmtuarve, siç janë rastet e shtetasve Alban Bitraj, Ramazan Biba, Sami Rami, Bashkim Nikolla dhe Laert Kasaj, si dhe nga fakti se ky shtetas tashmë është larguar.
Aktet e paraqitura prej prokurororit përpara gjykatës
1. Procesverbal për marrjen e provave materiale dt 24.3.2009;
2. Kontratë sipërmarrje dt. 19.12.2008;
3. Kontratë sipërmarrje nr. 202 dt 9.01.2009;
4. Mandat arkëtimi, pa nr. prot , pa datë, I.R.Z. sh.p.k;
5. Mandat arkëtimi nr.61, pa date I.R.Z dhe Rami sh.p.k;
6. Situacion nr. 1 i shoqërisë I.R.Z.sh.p.k;
7. Procesverbal për marrjen e provave materiale dt.20.03.2009;
8. Vërtetim i njësisë me origjinalin dhe faturë dt.19.02.2009, Laert Kasaj;
9. Procesverbal kallëzimi dt 24.03.2009, Ramazan Biba;
10. Procesverbal deklarimi dt 24.03.2009, Sami Rami;
11. Procesverbal kallëzimi dt 20.03.2009, Laert Kasaj;
12. Urdhër regjistrimi dt 25.03.2009;
13. Procesverbal kallëzimi dt 19.03.2009, Alban Bitraj;
14. Fatura shitje nr.242 dhe nr.264 te Classic Volksëagen;
15. Fotokopje e pasaportës së Indrit Aliu.
16. Kontratë shitje me kusht dt 12.02.2009;
17. Procesverbal për marrjen e provave materiale dt 20.03.2009.
18. Procesverbal kallëzimi dt 19.03.2009, Artan Mirdita;
19. Urdhër për regjistrimin e procedimit penal dt 24.03.2009.
20. Raport i daljes së shtetasve shqiptarë dt 18.03.2009.
21. Ekstrakt i regjistrit tregtar për “Dejs & Partners Consulting” sh.p.k.;
22. Mandat arkëtimi nr. 60 dt 25.12.2008, firma Avdalli sh.pk.
23. Vërtetim dhe mandat pagese dt 23.01.2009 i “Dejs & Partners Consulting”;
24. Vërtetim i njësisë me origjinalin dhe certifikatë regjistrimi për “D & B Alb Union”;
25. Vërtetim i njësisë me origjinalin dhe ekstrakt i regjistrit tregtar për “D & B Alb Union”;
26. Ofertë dt 20.01.2009, drejtuar “Dejs & Partners Consulting”;
27. situacion nr. 1 i “D & B Alb Union”;
28. Formular i njoftimit të fituesit nr. 217/1 dt 21.01.2009.
29. Kontratë sipërmarrje nr. 214/1 dt 21.01.2009;
30. Procesverbal për marrjen e provave materiale dt 17.03.2009;
31. Procesverbal kallëzimi dt 13.03.2009, Bujar Nikolla;
32. Procesverbal deklarimi dt 13.03.2009, Dimitrios Kontogiannis;
33. Urdhër për regjistrimin e procedimit Penal dt 19.03.2009.
34. Vendim për bashkimin e procedimeve penale dt 26.03.2009.