KQZ miraton ankimimin e PD për Lezhën
KQZ miratoi në mbledhjen e pasdites kërkesën ankimore të Partisë Demokratike e cila pretendon se në në tabelën përmbledhëse të KZAZ-së nr 37 në qarkun e Lezhës, nuk janë përfshirë rezultatet e 11 qendrave të votimit.
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi në mbledhjen e pasdites kërkesën ankimore të Partisë Demokratike që kërkon anullimin e vendimit të KZAZ-së nr. 37 të qarkut të Lezhës.
Sipas kërkesës së Partisë Demokratike, në tabelën përmbledhëse të KZAZ-së nr 37 në qarkun e Lezhës, nuk janë përfshirë rezultatet e 11 qendrave të votimit.
Në mbledhjen e orës 10:00 të ditës së nesërme KQZ pritet të shqyrtojë ankimimet për qarkun e Tiranës, ndërsa pasdite ato për qarkun e Shkodrës.
(e.n/BalkanWeb)