E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Nuk bllokojmë asnjë procedurë parlamentare

Në një prononcim për televizionet të dielën në mesditë, Kryeministri Berisha u shpreh rreth situatës aktuale në parlament:
"Sërish kriza është në gjirin e opozitës. Unë natyrisht nuk bllokoj asnjë procedurë parlamentare, sepse në mënyrë absolute kësaj opozite do t'i garantohet çdo hapësirë e parashikuar në ligjin e Parlamentit, natyrisht sikundër nuk mund të pranoj të na emërojnë kryetarin e Parlamentit. Nuk mund të deligjitimoj një rregullore të cilën ata e kanë votuar dhe kanë marrë dhe konsensusin tonë, duke n'a e kërkuar me insistim konsensusin. Ai motiv që ekziston nga heqja dorë nga rivotimi i znj. Topalli, është po kaq i madh, në të njëjtën përmasë, nga heqja dorë për t'i imponuar shumicës ligjin që ata kanë votuar vetë për ndryshim. E thashë, kriza është në anën e tyre. E dini ju Kryetarin që del e hedh asfalt në rrebeshe shiu? Për të patur fatin e kumbullave të kuqe. Por së paku komshinjtë e mi më thanë, "Ish-kryetari i Bashkisë u rikthye në detyrë". Është në konfuzion të madh."

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›