E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri shprehet për rrëmbimin në Afganistan: Po bëhen të gjitha përpjekjet

Gjatë një prononcimi për televizionet të dielën në mesditë, kryeministri Berisha iu përgjigj edhe pyetjes rreth informacioneve të rrëmbimit të katër shqiptarëve në Afganistan:

"Një çështje shumë serioze dhe po e ndjekim në mënyrë shumë konstante. Shtabi i Përgjithshëm, shërbimet inteligjente, veçanërisht Ministria e Jashtme është në kontakte të vazhdueshme me autoritetet kombëtare dhe ndërkombëtare të Kabulit, dhe me njësinë tonë atje. Deri tani nuk ka të dhëna përfundimtare. Ka një kërkesë për një embargo në informacion, sepse përpjekje shumë serioze po bëhen për të mësuar për fatin e tyre. Një gjë është e sigurt, që janë shqiptarë. E theksoj dhe një herë që ka një kërkesë për një embargo informacioni për hir të proceseve të sigurisë së tyre, por nuk ka të dhëna të qarta. E përsëris që autoritet afgane dhe ndërkombëtare po bëjnë çdo përpjekje. Po bëhen dhe përpjekje të tjera shtesë, por të dhëna përfundimtare nuk ka për fatin e tyre."

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›