Z. Berisha: Janë marrë të gjitha masat dhe mjetet e nevojshme për t'iu përgjigjur virusit të gripit të shpendëve
Kryeministri Berisha siguroi se janë marrë të gjitha masat dhe ekzitojnë të gjitha mjetet për t'iu përgjigjur plotësisht, me të njëtën praktikë si dhe vendet e tjera, virusit të gripit të shpendëve. Pas konstatimit të këtij virusi nëÇukë, të Sarandës, z. Berisha tha se bëhet fjalë për raste sporadike dhe jo për epidemi të gripit të shpendëve. Fakti ka dëshmuar, tha kryeministri, se ky virues ka tre vjet që shëtit, por nuk ka arritur të krijojë epidemi në asnjë prej vendeve, ndërsa fakti që u diagnostifikua është dëshmi e monitorimit serioz dhe funksionimit të task force-s të ngitur nga qeveria për këtë qëllim. Z. Berisha u kërkoi anëtarëve të qeverisë të jenë aktivë me qytetarët për të qartësuar popullatën se masat elementare si larja e duarve dhe zierja në 70 gradë e bën të paqenë ndikimin e tij. Shqetësimi i vetëm, tha z. Berisha, duhet të jetë rigoroziteti, duke vlerësuar se masat e propozuara dhe të standartizuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë janë realisht efikase dhe Ministria shqiptare e Shëndetësisë garanton plotësisht kontigjentet e mjaftueshme të mjekimit me preparatin Tami flu.