E Shtunë, 31 Tetor 2026

Z. Berisha: Do të bëjmë përpjekje serioze që femra shqiptare të shpalosë virtytin, aftësinë dhe përkushtimin në interes të shoqërisë shqiptare

- Kryeministri Berisha përcjell urimet e përzemërta, me rastin e ditën së 8 marsit

Kryeministri Sali Berisha i përcjell urimet më të përzemërta nënave dhe vajzave shqiptare, me rastin e ditës së 8 marsit. "Ju shpreh nderimin tim më të madh dhe respektin e thellë të gjitha vajzave dhe grave shqiptare në këtë ditë. I siguroj se qeveria do të bëjë përpjekje të mëdha e shumë serioze që ato të mund të shpalosin të gjithë virtytin, aftësitë, ndershmërinë dhe përkushtimin, simbol i të cilës janë, në interes të familjeve, të shoqërisë dhe të vendit në tërësi. Është një angazhim për të cilin duhet të punojmë çdo ditë", u shpreh z. Berisha, të mërkurën, në hapje të mbledhjes së Këshillit të Ministrave. "Kombi dhe shoqëria kurrë nuk mund të jetë e drejtë pa realizuar barazinë midis nënës dhe babait, vëllait dhe motrës, bashkëshortit dhe bashkëshortes. Ndaj dhe ky është një zotim solemn në këtë ditë", tha z. Berisha, duke garantuar për përpjekje serioze, për përfaqësimin në jetën politike dhe administrative shqiptare, e cila, theksoi kryministri, është larg potencialit shumë të madh që gratë shqiptare përfaqësojnë në vetvete.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›