Berisha: Nuk do hiqet moratoriumi i skafeve

Kryeministri Sali Berisha deklaroi se nuk do të hiqet ligji për moratoriumin e skafeve. Kreu i qeverisë ka vlerësuar moratoriumin si siguri për brigjet shqiptare.
Ndërkaq, në mbledhjen e komitetit ndërministror për liberalizmin e vizave, kryeministri Berisha tha se qeveria shqiptare po punon për pëmbushjen e detyrimeve për heqjen e vizave. Kreu i qeverisë theksoi se do të kryehen inspektime nga KE për të parë nëse janë përmbushur detyrimet nga vendi ynë.
Sipas kryeministrit edhe aplikimet për pasaporta biometrike po ecin mirë.
Berisha tha ndër të tjera se me hyrjen në fuqi të ligjit antimafia, mafias i hiqet pushteti ekonomik.
Në vitin 2006 Këshilli i Ministrave propozoi moratoriumin për qarkullimin e skafeve në bregdetin Shqiptar gjë e cila u aprovua nga shumica në Kuvend. Kështu për tri vjet, deri në vitin 2009, do të ndalohej qarkullimi i skafeve në bregdetin Shqiptar.