E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Puna e policisë ka dekurajuar trafikantët, pozitive për heqjen e vizave

Tiranë, 25 janar, NOA - Puna e Policisë së
Shtetit ka dekurajuar trafikantët të cilët e përdornin Shqipërinë si vend tranzit
dhe ka shënuar një rënie të ndjeshme të krimeve për vrasje.

Një deklaratë të tillë pozitive për punën e
kryer nga forcat e Policisë së Shtetit gjatë vitit të kaluar e ka bërë vetë
kryeministri Berisha, i pranishëm në analizën vjetore të këtij institucioni.

Dua tu përgëzoj dhe dua tu rikujtoj
objektivin e kësaj qeverie ai që është rënia e krimit. Ju përshëndes për punën
serioze, përkushtimin e madh dhe sakrificën e luftën tuaj për rendin dhe
sigurinë e qytetarëve shqiptarë, si dhe kontributin e dhënë për rendin dhe
sigurinë, iu është drejtuar ai policëve.

Më tej, shtoi se është imperativ i Bashkimit
Evropian për heqjen e vizave puna e mirë e Policisë së Shtetit dhe shtoi se km
bindjen se policët me përkushtimin e tyre do të qëndrojnë në krye të plotësimit
të kësaj detyre

Viti që shkoi ishte elektoral dhe ju treguat
përkushtim dhe përmbushët të gjitha detyrimet në procesin zgjedhor që ju
ngarkon ligji, iu ka thënë më tej kreu i qeverisë policëve.

Duke shtuar se ky vit shënon modernizime të mëdha
në kontrollin e kufijve dhe bën të mundur kontrollin më efikas të
kriminalitetit.

Ju përballeni me format më të larmishme të
krimit, të cilat përsosen gjithmonë e më shumë që do të thotë nevojë e rritjes
së nivelit të ekspertizës, shtoi kryeministri.

Duke pohuar më pas se lufta kundër
korrupsionit ka njohur dimensione të reja dhe se Policia e Shtetit nuk duhet të
tërhiqet para cilitdo në këtë luftë.

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›