E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pyetësorët e PS-së, ende asnjë analizë

Përgjigjet

Më 25 dhjetor të vitit të kaluar, PS i dha fund mbledhjes së pyetësorëve që i ishin shpërndarë anëtarësisë socialiste për gati dy muaj. Por sot, gati një muaj pasi këta pyetësorë kanë mbërritur në selinë rozë, nuk ka ende një analizë apo përfundim se çfarë mendon anëtarësia në lidhje me propozimet që u janë bërë. Burimet nga PS bënë me dije se përgjigjet e pyetësorëve janë ende në përpunim, ndaj mungon një përfundim për ta, çka do të reflektohet në paketën e ndryshimeve në statut. Dorëzimi i pyetësorëve u bë me disa vonesa, por deri në fund të vitit, të gjitha degët përmbushën detyrimin e tyre. Ndër pyetjet e hartuara bie në sy ajo për fraksionet, ndërsa pritet të ketë ndryshime dhe në lidhje me funksionimin e asambleve në rrethe, organizimin e FRESSH dhe Forumit të Gruas Socialiste, etj. Nevoja për ndryshime në statut dhe program erdhi pas rezultatit të zgjedhjeve më 28 qershor dhe zhvillimeve brenda kësaj partie në muajt në vijim.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›