Berisha: Nuk e jap dorëheqjen
Sali Berisha ka pranuar dorëheqjen e ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, por nga ana tjetër ai nuk ka pranuar që të dorëhiqet nga posti i kryeministrit pas tragjedisë së Gërdecit.
Në një konferencë për shtyp, Berisha, kërkesës për dorëheqje nga opozita i është përgjigjur duke vlerësuar punën e qeverisë për të përballuar pasojat e tragjedisë. I pyetur nga gazetarët për mundësinë e dorëheqjes, Berisha deklaroi: “Shqipëria është një vend i shtetit ligjor. Kam menduar të kufizoj pasojat e asaj tragjedie të rëndë dhe mendoj se vendi ka njohur operacionin më të organizuar të kërkim-shpëtimit. Mendoj se qeveria ka dëshmuar një shkallë të lartë reagimi efikas. Shqipëria, fatmirësisht, është vend i lirë. Opozita është e lirë që në çdo kohë të paraqesë në bazë të ligjeve mocione”, - tha Berisha.
18 Mars 2008