E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gërdeci dhe dorëheqja e Mediut shtyjnë seancën parlamentare

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka mbledhur ditën e djeshme gjatë orëve të pasdites Konferencën e Kryetarëve, nga ku ka vendosur që të shtyjë seancën parlamentare, e planifikuar si gjithnjë të hënën pasdite në orën 17:00 të pasdites. Tragjedia në Gërdec, por edhe lajmi i konfirmuar i dorëheqjes së ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, e ka gjetur të papërgatitur maxhoranën. Njëkohësisht tragjedia në fshatin Gërdec ka sensibilizuar anëtarët e Konferencës së Kryetarëve, duke vendosur shtyrjen e seancës parlamentare. Shtyrja nuk do të jetë më e gjatë se 24 orë, pasi Konferenca e Kryetarëve vendosi që seanca e planifikuar të mbahet sot pasdite në të njëjtën orë.

18 Mars 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›