PAA: BE, Inkurajojme dialogun pozite-opozite
Partia Agrare Ambientaliste vlereson se Shqiperia eshte ne nje moment shume te rendesishem historik dhe ben thirrje qe gjithe politika shqiptare te bashkepunoje per arritjen e objektivit madhor, integrimit ne BE. "Per here te pare ne historine e tij, vendi yne eshte me prane se kurre, familjes evropiane. Me dorezimin e Pyetesorit te Komisionit Evropian, Shqiperise i jepet nje mundesi e madhe per te deshmuar punen dhe perpjekjet per integrimin ne familjen evropiane", ka qene deklarata e funksionarit te larte te PAA, Auron Mneri, njeheresh dhe zevendesminister i Mjedisit. Ai shprehu bindjen se procesi i plotesimit te Pyetesorit te Komisionit Evropian do permbushet brenda afateve te caktuara dhe me standardet me te larta. "Ne kete moment historik per te ardhmen e vendit, nga e gjithe shoqeria shqiptare, nga klasa politike, nga maxhoranca dhe opozita, nga cdo qytetar kerkohet nje kontribut i vecante ne permbushjen e kerkesave te procesit te integrimit evropian. PAA bashkepunuese i ben apel shoqerise shqiptare, dhe ne vecanti, perfaqesuesve te popullit ne Parlamentin shqiptar qe te ngrihen mbi interesat e ngushta, mbi ndasite politike, te vleresojne dhe mbeshtesin kete moment historik per Shqiperine", deklaroi ai. Ai eshte shprehur se Partia Agrare Ambientaliste e konsideron se nga bashkepunimi, dialogu dhe mirekuptimi nuk ka te humbur, por mbi te gjitha fiton Shqiperia. "Si pjese e maxhorances qeverisese inkurajon dialogun midis forcave politike ne Parlamentin shqiptar, midis pozites dhe opozites dhe beson se ato do te perqafojne bashkerisht momentin historik para te cilit ndodhet Shqiperia dhe do te kryejne detyren per te cilen jane mandatuar", deklaroi Mneri.