Berisha: Nuk ka krizë politike

Kreu i qeverisë Sali Berisha deklaron se në Shqipëri nuk ka krizë politike. Kriza sipas tij, ekziston vetëm te ata që nuk duan të mirën e vendit. Berisha nënvizoi se Shqipëria është në rrugë të mbarë për në Bashkimin Europian. " Shqiptarët e kanë të ardhmen në dorë. Shumë shpejt qytetarët do lëvizin të lirë drejt Bashkimit Europian", u shpreh Berisha.
Nga Durrësi, kryeministri theksoi se janë shënuar arritje madhore në 4 vjet.
Kryeministri ishte në qytetin e Durrësit për inagurimin e një shkolle.