E Diel, 1 Nëntor 2026

Heqja e vizave, objektiv kryesor për t’u realizuar në kohë rekord

Kryetarja e Kuvendit takohet me Presidentin në detyrë të Këshillit Europian, Karel Schvarzenberg

TIRANE - Heqja e vizave është objektiv kryesor për shtetin shqiptar që synohet të realizohet, në një kohë rekord. Kështu është shprehur Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli gjatë takimit  me Presidentin në detyrë të Këshillit Evropian, Karel Schwarzenberg, njëherësh Ministër i Jashtëm i Çekisë, vend që mban kryesinë e radhës në BE.
Duke theksuar se liberalizimi i vizave është një çështje me interes kombëtar për Shqipërinë, Kryetarja e Kuvendit u shpreh se “Diplomacia parlamentare është përqendruar me të gjitha mekanizmat e saj në këtë ambicie kryesore të politikës shqiptare dhe që paraqet një interes të jashtëzakonshëm për të gjithë shtetasit tanë”.
Nga ana e tij, Ministri i Jashtëm çek Schvarzenberg shprehu mirëkuptimin e tij  të plotë për çështjen e liberalizimit të vizave të shqiptarëve, si dhe përcolli vlerësimet e tij më pozitive për hapat dhe reformat që ka ndërmarrë Shqipëria, në procesin e integrimit.
Në një tjetër takim të zhvilluar me Kryetarin e Parlamentit të Egjiptit, Kryetarja e Kuvendit u përqendrua në çështjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›