E Diel, 1 Nëntor 2026

Festivali i Venecias hapet me fishkellima e protesta

Nje mjelme e zeze ka celur edicionin e 67-te te Festivalit te Filmit ne Venezia per tu ndjekur nga 22 filma te tjere qe garojne per Luanin e Arte. Mbremjen e se merkures ne Venecia nisi nje nga ngjarjet me te medha per kinematografine boterore e cila do te kulmoje me naten e cmimeve ne 11 shtator. Jane 23 filma ne gare ndersa numerohen edhe shume te tjere jashte konkurrimit e qe kane ruajtur premieren per Venecian. Festivali u hap me Black sean Mjelma e zeze me protagoniste Natalie Portman nje nga filmat me te lakuar per trofeun e madh por qe nuk mori ate mbeshtetje qe pritej nga publiku i venecias. Nje tjeter film i lakuar per Luanin e arte eshte ai i Sofia Coppolas Someehere. Kete vit juria e festivalit kryesohet nga regjisori dhe skenaristi Quentin Tarantino.
Ceremonia
Jashte ne pasarele nje kor fishkellimash per nensekretarin e Presidences se Keshillit ne Qeverine Berlusconi Gianni Letta ndersa brenda ne sallen e ceremonise duartrokitje per Presidentin e Republikes Italiane Giorgio Napolitano. Me keto dy ekstreme eshte shenjuar ceremonia e hapjes se edicionit te 67-te te Festivalit te Filmit ne Venezia. Ky edicion u parapri edhe nga protesta ne tapetin e kuq te sindikates se policise Coisp kunder shkurtimeve te qeverise per te terhequr vemendjen mbi problemet e tyre mbi tapetin e kuq u vendosen 15 kallepe ne madhesine reale te policeve me nga nje thike te gjakosur pas shpine. Nje pamje si ato te filmave te Tarantinos. Keshtu qe edhe ky aktivitet nuk i ka shpetuar problemeve te perditshmerise.
Tarantino Nuk ndikohem nga miqesite
shte pritur me duartrokitje nga publiku italian regjisori Quentin Tarantino i cili ne kete edicion ka detyren e kryetarit te jurise. Nje pozicion qe e ka pasur edhe here tjeter ne Venecia e ne Kane. Mua me pelqen. Me raste eshte e veshtire por ke mundesine te punosh me personalitete te shquara. Me pelqen te perdor mikroskopin per te zbuluar ate cka eshte pozitive e negative ne nje film. Edhe kur shkoj te shoh nje film per qefin tim kthehem ne shtepi e bejne nje recense jo per ta publikuar por per te kuptuar me mire eshte shprehur per mediat italiane regjisori. Ndonese ne pozicionin e kryetarit te jurise nuk i lejohet te thote shume mbi konkurentet ai shprehet se eshte nje edicion entuziast dhe me artiste nga e gjithe bota. Ka ne gare edhe regjisore qe i njoh personalisht. Nuk do te ndikohem nga keto miqesi por po te ishte i bukur do te vleresoja edhe nje film te realizuar nga ime me Kur je ne nje festival me nje film ne gare eshte si dita e pare e vjeljeve por si anetar jurie je me shume ne linjen e dyte. Por une jam nje i apasionuar pas festivaleve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›