Vepra e Kadarese plot mendime dhe terheqese

Per here te pare ne librin studimor Per letersine shqipe te shekullit te 20-te studiuesi Shaban Sinani ofron nje dokument ku Enver Hoxha merr ne analize nje shkrim te Kadarese. Titulli i dosjes se gjetur ne Arkivin Qendror te Shtetit titullohet Mbi artikullin e botuar ne gazeten Drita Mbi eposin e kreshnikeve te shkrimtarit Ismail Kadare ne daten 4 e 11 te ketij muaji dhe i perket vitit 1979. Ne te perfshihet nje diskutim i Enver Hoxhes ne takimin ditor te sekretariatit te Komitetit Qendror. Sipas Sinanit ky eshte dokumenti i vetem qe u gjet ku Enver Hoxha shprehet me vleresime te drejtperdrejta per nje veper te Kadarese pavaresisht se periferike. Procesverbali eshte nenshkruar nga H. Kroi pergjegjes i sekretarise se Enver Hoxhes ne 22 mars 1979. Ne kete takim Hoxha flet me superlativa per shkrimtarin Kadare e quan te zotin dhe punetor. Ndonese flitet per eposin e kreshnikeve Enver Hoxha nuk mund te mos tregoje nostalgjine per vitet e shkolles dhe dashurine per letersine franceze duke treguar historite e Kengeve te Rolandit apo Tristanit e Izoltes
Materiali qe kishte shkruar Ismail Kadareja per Eposin e Kreshnikeve eshte nje studim i mire. Mendimi im eshte se ky autor eshte njeri i zoti jo vetem si romancier e poet por edhe si studiues. Romanet e tij kane rendesi te madhe si nga brendia se kane shume mendime por ato jane shume terheqese ashtu edhe nga forma e stili. Shkrimi i Ismailit mbi Eposin e Kreshnikeve qe sipas mendimit tim eshte nje studim shkencor me duket i rendesishem. Une kam folur nje here per perdorimin e arkivit te Institutit te Folklorit. Ky arkiv ku ndodhet nje thesar i madh ka mbetur i vdekur. Kadareja ka kapur nje kend te ketij thesari te madh e duhet thene se e ka kapur bukur jo bukur thjesht ne te shkruar por bukur ne kuptimin e zhvillimit materialist te problemit duke e konfrontuar me studimet e huaja qe jane bere pro dhe kunder epikes sone. Ne kete drejtim sidomos studiuesit sllave pretendojne ta nxjerrin eposin tone si nje huazim te eposit te tyre perkthyer ne shqip. Ismail Kadareja ne studimin e tij ka vertetuar autenticitetin e eposit tone te provuar edhe nga dijetaret e huaj nga te cilet ai citon vazhdimisht Lambercin. Aty del qarte se albanologu i vjeter Maksimilian Lamberc kesaj ceshtjeje i ka hyre mire. Kadareja e nxjerr shume pozitiv kete autor. Zakonisht gjermanet dhe austriaket jane interesuar shume per ceshtjen shqiptare. Gjermanet kane nxjerre shume studiues te historise se popujve ne pergjithesi por kane nxjerre edhe shume albanologe. Te njejten gje mund te themi edhe per austriaket. Kadareja duke u mbeshtetur edhe ne studimet e kryera nga keta alabanologe ne permbajtjen e eposit ne te dhenat historike te dyndjeve te prejardhjeve te popujve ne karakteristikat e njerit epos dhe te tjetrit ne periudha kohe te caktuara e nxjerr eposin tone jo vetem me te bukur por edhe shume me te vjeter nga ai i sllaveve apo i boshnjakeve. Eposi yne i kreshnikeve ekzistonte qe perpara se te vinin sllavet ne Ballkan dhe per kete ai jep arsye shume te forta duke bere krahasimin e duke nxjerre ndryshimet midis eposeve. Kadareja tregon dhe per carsye kenga jone zone te sajen ka malesite e thella bjeshket. Ajo nuk u kendua asnjehere tek ne ne kafene apo ne xhami sic ka ndodhur me epiken boshnjake. E pastaj na mburren boshnjaket e na thone se ne kemi tre mije... e kush e di sa kenge epike kurse ne shqiptaret paskemi vetem nje mije. Kadareja ne kete studim ben nje vertetim shkencor mbi lashtesine e eposit tone duke bere krahasimin e brendise se dy eposeve. Ai me te drejte thekson se duhet ti futemi thelle ketij problemi mbrojtjes se autoresise shqiptare te Eposit te Kreshnikeve. Ne asnje menyre- thote Kadareja - kete nuk do ta bejme as per shovinizem shqiptaromadh as per mendjemadhesi nacionaliste por per te verteten. Ka meritat e saj thote ky autor edhe epika e sllaveve e boshnjakeve e natyrisht te dyja palet kemi huazuar nga njeri-tjetri por qe te pranojme se epika jone ka lindur ne shek. XVII thote ai eshte e pamundur. shte evident fakti qe ne kemi poemat e arberesheve te Italise te ikur ne shek. XV te cilet e ruajten nje pjese te epikes sone gje qe tregon se ky cikel ka pas qene formuar qysh ne ate shekull. Megjithese Ismail Kadare edhe ne veprat e meparshme e ka provuar veten si njeri me mend me kulture e studiues me kete studim e verteton edhe me mire nj gje te tille. Une nuk kam lexuar ndonje studim te tille nga ndonje autor tjeter. Neve nuk na duhen parrulla e slogane ose mbledhje pa buke ne keto institucione por deshirojme qe studiuesit te hyjne thelle ne librat mendoj une ne thesaret e kombit. Keto sipas mendimit tim kane nje rendesi te jashtezakonshme. Vertet jane shkruar ne kohen e Zogut por jane si nje biblioteke e madhe qe po u fute brenda humbet e nuk del dot po te mos dish te orientohesh domethene po te mos futesh ne esencen e problemeve dhe ti shikosh keto vetem ne siperfaqe. Kjo ndodh edhe se ky thesar eshte ngaterruar se eshte marre dhe eshte hedhur pa kujdes ne ato kohe e nuk ka nje klasifikim si me thene shkencor gje qe mendoj se duhet bere. Kadareja u ben nje kritike te mire edhe disa studiuesve tane ketu pa ua zene emrin ne goje dhe kritika qe u ben ai eshte e drejte. Edhe vleresime ben psh. abejn e permend per mire. Ky studim mua me pelqeu shume dhe i thashe vetes sime se nuk di gje per eposin e po e them haptas tash po mesoj per te. Kur e lexon kete studim te hapen horizonte. Une kam disa mendime te cilat po te takohem ndonjehere me Kadarene do tia them se duhet te vazhdohet kjo pune. Ky studim duhet te perkthehet e te botohet te behet nje liber i vogel me kapake te mire ne serbo-kroatisht ne greqisht ne gjermanisht ne italisht dhe ne turqisht sidomos. Une jam i bindur se kushdo qe do ta lexoje kete liber do te habitet e do te thote qenka kjo epika shqiptare keshtu Ka nxjerre disa krijime te cuditshme ky popull Kadareja permend ne kete shkrim edhe Chanson de Roland dhe Nibelungen. Une e njoh mire se e kam lexuar te tere Chanson de Roland kur e kemi bere ne shkolle dhe shoh se Ismail Kadareja e percakton tamam. Kenga e Rolandit eshte nje epope qe i perket nje periudhe te caktuar. Karli i Madh shkoi te luftonte kunder maureve ne Spanje e po kthehej fitimtar. Kur praparoja e tij me Rolandin ne krye ne luginen e Ronsevalit rrethohet nga mauret ky i ra bririt por qe teper vone dhe ai ra heroikisht ne fushen e betejes. Kur kthehet Karli e gjen te vdekur me nje gur ne dore. Pra kjo kenge flet per nje ngjarje te shkeputur. Ne France ka edhe kenge te tjera qe i perkasin eposit heroik sic jane Tristani dhe Izolta etj. te cilat po ti marresh te shkeputura te duket sikur nuk ka lidhje por sic shprehet Kadareja me nje figure te bukur ato kane ndikime reciproke dhe kane zene njera-tjetren si deborerat ne bjeshke. Pra bien borerat dhe mbulojne njera-tjetren megjithate midis saj mbin lulja thote ai. Edhe Kenga e Rolandit edhe kenga Nibelungen edhe te tjerat vertete jane te nje epoke por po te mos futesh thelle nuk e dallon dot vazhdimesine per te cilen flet Kadareja. Ti e ke lexuar kengen Nibelungen qe eshte nje histori e gjate histori dashurie historie e trimave te medhenj. Bile Vagneri i frymezuar nga kjo epope shkroi Tristanin dhe Izolten. Pra Kadareja tregon edhe vazhdimesine edhe shkeputjen qe kane ato nga njera-tjetra shkeputje qe e kane diktuar rrethanat por qe nuk e kane humbur kurre vazhdimesine. Legjendat jane ne baze te shume shkrimeve te Kadarese. E ka filluar me historine e Argjirose e ka vazhduar me gjithe ato legjenda te tjera. I punon mendja atij eshte njeri punetor.