E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rifillojne reshjet e bores ne verilindje

 Kanë rinisur të bien sërish reshjet e dëborës në Kukës, Peshkopi, Elbasan. Reshjet kanë nisur të bien me intensistet të lartë, duke bërë që të rrisin trashësinë e borës në këto zona.Të gjitha zonat malore vazhdojnë të jetë të bllokuara nga dëbora dhe ndërsa pritej që me pushimin e tyre të ndërhyhej me hapjen e rrugëve, rinisja e reshjeve pengon ndërhyrjet në shumë zona. Ndërkaq, problematika është e njëjtë në zonat e thella malore, ku ende nuk është mundësuar hapja e rrugëve. Mëngjesin e sotëm reshjet janë shoqëruar edhe me temperatura të ulta, gjë që pritet njëkohësisht të vështirësojë dhe më tepër qarkullimin dhe gjendjen e banorëve që ndodhen në zonat e bllokuara. Në rrethin e Bulqizës dhe në qarkun e Dibrës dhe Kukësit, situata është më emergjente. Disa fshatra janë të gjitha të bllokuara dhe banorët bëjnë apel se janë në limitet e rezervave ushqimore. Në Bulqizë, ka fshatra që lartësia e borës e kalon 3.5 metra, ndërkohë që fshatrat Tërnova e Madhe dhe Tërnova e Vogël prej 15 ditësh nuk kanë komunikim, pasi mungon edhe energjia elektrike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›