Milan mund 4-0 Arsenalin kalon ne cerekfinale
Ndihej në ajër se fitorja do të ishte kuqezi, por akush nuk mendonte se shpërthimi do të ishte kaq i fuqishëm.
Një super Milan shkatërroi Arsenalin në Ligën e Kampionëve duke fituar 4-0 dhe duke hipotekuar kalimin për në çerekfinale. Në “San Siro” ishte vetëm një skuadër dhe kjo ishte skuadra vendase që shënoi katër herë, dy herë në pjesën e parë dhe dy herë në të dytën.
Kevin Princ Boateng i kaloi italianët në epërsi në minutën e 15-të, një shenjë se kjo ndeshje do të ishte e mbarë për skuadrën e Masimiliano Alegri. Braziliani Robinjo dyfishoi rezultatin në minutën e 38-të, ndërsa Arsenali dukej sikur nuk ekzistonte në fushën e lojës.
Me të nisur pjesa e dytë, Milani shënoi edhe golin e tretë, sërish me anë të Robinjos, që përfitoi nga gabimet e mbrojtësve anglezë duke gjuajtur shumë bukur në cep të portës.
Në minutën e 78-të, Ibrahimoviç fitoi një 11-metërsh të cilin e ekzekutoi po vetë, duke shënuar golin e katërt për kuqezinjtë.
Në ndeshjen tjetër luajtur në 18:00, Zenit i Shën Petersburgut fitoi ndaj Benfikës së Lisbonës, me rezultatin 3-2.
Miqtë kaluan në epërsi me golin e shënuar nga Maksi Pereira në minutën e 20-të, por Zeniti barazoi 7 minuta më pas, kur Roman Shirokov goditi bukur në zonë.
Në pjesën e dytë, Sergej Semak, kaloi në epërsi Zenitin me një gol shumë të bukur shënuar në minutën e 71-të. Oskar Kardozo barazoi, 3 minuta para fundit për Benfikën, ndërsa ishte sërish Shirokov që i dha fitoren vendasve. Ndeshjet e kthimit do të luhen në 6 mars dhe Milani mund të quhet thuajse i kualifikuar, ndërsa Zeniti ka epërsinë e fitores, por edhe ka pësuar dy gola në fushën e tij.