Berisha: Oferta per Ramen, projekt i ri per sheshin Rozeta Rapushi
Kryeministri Sali Berisha ftoi dje publikisht kundershtarin e tij politik, Edi Rama, qe sheshit "Skenderbej" t'i shtrohet nje shtrese bitumi, deri sa per kete shesh te behet nje studim i gjere dhe te vendoset, nese do te behet vetem per kembesoret apo jo. Ne seancen e djeshme plenare, kreu i qeverise e ftoi kryesocialistin per bashkepunim, dialog qe ne 28 nentor 2012, ne pervjetorin e pavaresise, Shqiperise t'i jepet nje shesh per te qene. Nderkohe qe theksoi se nuk mund te lejoje kurrsesi nje shesh te thate, vetem me peme, pa makina, pa treg dhe kafene ne te, qe do te rendonte tej mase trafikun ne kryeqytet dhe nuk do te zgjidhe se ku do te shkojne makinat. "Nese vendoset qe sheshi te behet vetem per kembesore ka nje kusht themelor, te garantohet trafiku i kryeqytetit. Ne jemi te gatshem ta ndihmojme Edi Ramen. Por nuk mund te lejojme, qe makinat qe kalojne ne shesh, te perqendrohen nga nje segment i vetem qe kalon nga Hotel "Peza" tek INSIGU. Kjo eshte arsyeja qe une nuk mund te behem as bashkefajtor, as bashkautor ne nje proces qe i jep goditjen fatale trafikut te Tiranes",-tha kryeministri. Ndaj sipas tij, eshte i domosdoshem nje studim i thelluar per trafikun, duke propozuar qe te merret kompania me serioze e studimit te trafikut dhe se bashku me kryetarin e bashkise, Edi Rama t'i jepet zgjidhje, qe nese sheshi behet i pakalueshem per makina, te gjendet vendi se ku do te qarkullojne ato. Nga ana tjeter, kreu i qeverise tha se nese Rama, vendos qe sheshi vertete te behet vetem per kembesore, atehere ai duhet te riktheje tregun ne te. "Ftoj Ramen, qe ne rast se sheshin e perjashton nga trafiku, pasi te marrim garanci se nuk do kete bllokime, te riktheje tregun ne te. Nuk eshte ceshtje inati, nuk ka asnje tendence per t'i marre kompetencat bashkise se Tiranes, por ta bejme sheshin sic duhet", vijoi ftesen publike kryeministri. Duke theksuar se ceshtja e ndertimit te sheshit nuk mund te jete nje ceshtje inati, Berisha tha se ndertimi i tij nuk mund te zgjidhet me vorbullen e kundershtimeve. "Nuk e ftoj per kapital politik dhe as me zemer te thyer, sheshi eshte i qytetareve, kryeministri dhe kreu i bashkise e kalojne me veture, shqiptaret jo", theksoi Berisha. Sipas tij, sheshi "Skenderbej" para lufte, ishte zemra e tregut, syri i tij dhe nje nga tregjet me te fuqishem te vendit. Ne menyre te padrejte sipas kryeministrit, ai u prish, u rrafshua duke e sjelle ne kete gjendje qe eshte sot. Ndaj kreu i qeverise, theksoi faktin se bashkepunimi mes qeverise dhe bashkise se Tiranes, do t'i jepte nje zgjidhje shume te mire sheshit "Skenderbej" dhe do ta ndertonte ate si duhet.