E Diel, 1 Nëntor 2026

"Berisha, ne lartesine e festes se vet, 1 prillit"

"Mjere ne cfare kryeministri kemi". Keshtu reagoi dje pas fjales dhe ftesave te kreut te qeverise, Sali Berisha, ish-nenkryetari i bashkise se Tiranes, Eduard Shalsi. Sipas tij ne tere fjalen e mbajtur ne seance, kryeministri beri gafa te paimagjinueshme dhe dramatike. "Kryeministri Berisha ishte dje ne lartesine e festes se vet. E nderoi 1 prillin, jo vetem si nje genjeshtar i madh, por edhe si nje i papergjegjshem dhe i paafte i madh. Mjere ata qe e kane kryeminister me vote per gafat e paimagjinueshme qe beri dhe mjere ne cfare kryeminister kemi",-tha Shalsi. Sipas tij, opozita eshte pro cdo lloj bashkepunimi por ato ftesa qe beri kreu i qeverise, tregoi se eshte teresisht i paafte. Nderkohe qe kryetari i grupit socialist, Gramoz Ruci kritikoi Berishen qe ne vend qe te flase per situaten politike dhe krizes ne vend, flet per nje ceshtje qe nuk i takon aspak kuvendit per ta trajtuar. "Kryeministri doli ketu dhe foli per marredheniet e tij me pushtetin vendor, ne nje kohe kur Kuvendi nuk ka lidhje fare me kete ceshtje. Kur u permbyt Shkodra me moren shkodranet ne telefon edhe me thane, cfare na bete more socialiste. Ju e keni fajin se kerkoni hapjen e kutive, por Berisha nuk eshte budalla te hape kutite dhe te mbytet vete, por hapi digat dhe na mbyti ne", reagoi Ruci. Sipas tij, kreu i qeverise nuk duhet te merret aspak seriozisht as ne nje prill diten e genjeshtrave, sepse nuk rri dot pa genjyer. Kreu i grupi socialist, Ruci, ftesat e Berishes per bashkepunim i quajti shashka qe ai i hedh sa here nuk do te pergjigjet per ceshtje konkrete.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›