Deputetet e PS, pas kerkeses per kutite braktisin Kuvendin Rozeta Rapushi
Deputetet socialiste moren pjese ne seancen e djeshme plenare, vetem per t'i kujtuar mazhorances se ata, nuk do te heqin dore nga kerkesa e hapjes se kutive te votimit dhe protestat, ne emer te votes se lire. Nderkohe qe pas diskutimit prej me teper se 60 minutash, ata jane larguar nga salla e Kuvendit. Deputeti socialist Fatmir Xhafaj, ne emer te PS-se kerkoi dje hapjen e kutive te votimit, transparence te plote dhe qe mazhoranca te reflektoje sa me shpejt te jete e mundur. "Ne te miren tuaj reflektoni sa nuk eshte vone, ne jemi te gatshem per kompromis politik ne te mire te vendit. PS e ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve, por nuk do te heqim dore ne asnje rast per asnje motiv, nga kerkesa per transparencen e zgjedhjeve",-tha Xhafaj. Duke uruar kreun e qeverise, Sali Berisha dhe kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli per diten e genjeshtrave, 1 prillin, Xhafaj akuzoi se ne menyre konstante Kuvendi po dhunon voten e lire dhe transparencen. Sipas tij, socialistet ofruan zgjidhje konkrete por eshte mazhoranca ajo qe nuk pranon. Ne keto kushte, Xhafaj permendi edhe njehere kerkesen qe te hapen ato kuti votimi, per te cilat nuk ka nje vendim gjykate. "Ju jo vetem qe nuk tentoni aspak te hapni kutite e votimit, por po e thelloni akoma me tej krizen politike ne vend. Me dhunen e kartoneve nuk na rrezoni dot", vijoi socialisti. Ai akuzoi si turp te radhes dhe shkelje te rregullores nga ana e kryetares se Kuvendit, Jozefina Topalli, miratimin e ngritjes se Komisionit Hetimor per transparencen e zgjedhjeve. Nderkohe qe deputeti socialist, Taulant Balla, u shpreh i sigurt se deri ne zgjedhjet e ardhshme te pushtetit lokal, qe do te zhvillohen ne pranvere te 2011-tes, Sali Berisha nuk do te jete me kryeminister. "Ka shume kohe deri ne zgjedhjet lokale dhe shume gjera do te rrjedhin deri atehere. Deri ne ate kohe zoti Sali Berisha, nuk do te jete me kryeminister. Berisha nuk ka mandat, e ka te vjedhur ate", akuzoi Balla. Te gjithe me radhe deputetet socialiste, kerkuan hapjen e kutive te votimit dhe transparence zgjedhore, duke rikonfirmuar se prania e tyre ne seance plenare, do te jete vetem per te kerkuar transparencen. Ne vijim te ketyre qendrimeve, deputeti Alfred Dalipi tha se qe ne diten e pare te kerkeses se PS-se, per hapjen e kutive dhe hetim te zgjedhjeve, PS ka konfirmuar qarte dhe prere se nuk do fitore ne tavoline, nga procesi i hetimit dhe hapja e kutive. Dhe aq me pak, fitore te pushtetit me dhune.
Qendrimi
Deputetet e Partise Socialiste, bene te qarte edhe njehere ne seancen e djeshme plenare, se ne Kuvend do te jene te pranishem vetem per te kerkuar hapjen e kutive te votimit dhe transparence zgjedhore.