E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Hapja e kutive eshte nje proces i patjetersueshem, protesta tere muajin

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, tha dje se "kriza politike po ndikon jashtezakonisht ne mbarevajtjen jo vetem te puneve te vendit, por edhe te procesit te integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Evropian". Ne konferencen e perbashket per shtyp me zevendespresidentin e Parlamentit Evropian, Gianni Pitella, kryesocialisti beri te dituar se e informoi ate "per gjendjen e rende ekonomike te vendit, per veshtiresine e madhe ku gjenden cdo dite e me shume familjet shqiptare, per humbjen e perditshme te vendeve te punes dhe per domosdoshmerine e marrjes se nje sere masash agresive, per te ndalur pershkallezimin e krizes ekonomike dhe per te ndihmuar njerezit ne kushtet kur te gjesh nje vend pune eshte bere edhe me e veshtire se te gjeje nje vize ne kohet me te veshtira". "Ne kemi qene dhe jemi shume te qarte, se nuk duam te ndryshojme rezultatin e zgjedhjeve te shkuara, por ne nuk duam dhe nuk do te lejojme qe zgjedhjet e ardhshme te kene te njejtin fat me zgjedhjet e shkuara, me mekanizim e korrupsionit qe percakton fituesin dhe me vullnetin e popullit qe deformohet deri ne tjetersim",-tha Rama. Per kete, tha ai, PS i ka ofruar Parlamentit nje zgjidhje permes nje nisme ligjore te qarte, te mbeshtetur ne Kushtetute dhe ne parimin evropian te transparences. Nga ana tjeter, u shpreh lideri i opozites, Partia Socialiste ka ftuar shqiptaret qe te protestojne, per ta garantuar kete zgjidhje dhe per t'ia kthyer popullit te drejten e plote dhe te paprekshme te gjykimit te paleve ne nje proces elektoral. "Protesta jone ka filluar. Gjithe ky muaj do te jete muaj protestash, qe nuk do te vleresohen nga numri i pjesemarresve, por nga perfshirja e qytetareve ne ngritjen e ceshtjeve jetike, qe jane ceshtje te jetes se tyre te perditshme dhe qe lidhen drejtperdrejte me ate qe gjendet e kycur ne kutite e votimit dhe ne 30 prill. Hapja e kutive eshte nje proces i patjetersueshem", shprehu qendrimin Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›