OKB: Vizat, te domosdoshme, tregues i mbeshtetjes se BE
Perfaqesuesi i Larte i OKB-se, Valentin Inzko, vleresoi dje progresin e arritur nga qeveria shqiptare dhe nenvizoi domosdoshmerine per liberalizimin e vizave si nje tregues real i vleresimit dhe mbeshtetjes se Bashkimit Evropian per Ballkanin Perendimor. Deklarata e zyrtarit te larte te Organizates se Kombeve te Bashkuara u be gjate nje takimit te zhvilluar me zevendeskryeministrin dhe ministrin e Puneve te Jashtme, Ilir Meta. "Perkrahja qe Shqiperia si vend anetar NATO-s dhe me rol te spikatur per stabilitetin dhe integrimin e rajonit i jep Bosnje-Hercegovines, eshte e nje rendesie te vecante, dhe per kete une ju jam mirenjohjes", tha gjate fjales se tij, perfaqesuesi i Larte i OKB-se dhe njeheresh Perfaqesues Special i BE-se per Bosnje-Hercegovinen. "Te dy bashkebiseduesit vleresuan rendesine e madhe qe ka per te gjitha vendet e rajonit bashkepunimi mes tyre ne procesin e integrimit evropian, e ne kete kontekst, roli i Shqiperise si vend anetari i NATO-s dhe me nje politike te jashtme teper aktive e konstruktive eshte i mirepritur", beri te ditur zyra e shtypit e Ministrise se Jashtme.