E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pitella: Dialogu politik, ne Kuvend

Denis Dedej
Zevendespresidenti i Parlamentit Evropian, Gianni Pitella?, u shpreh dje se do te kerkoje ne PE procedure te shpejtuar per liberalizimin e vizave, ndersa kerkoi qe beteja politike te behet ne Parlament. Keto deklarata, zyrtari i larte i Parlamentit Evropian i beri pas takimit te zhvilluar me kryetarin e Partise Socialiste, Edi Rama. Ne nje komunikim te perbashket me kryesocialistin nga selia roze, Pitella tha se nga ana e tij institucionale, mori detyren per te cuar perpara dy procese shume te rendesishme, sic eshte liberalizimi i vizave dhe integrimi e anetaresimi i Shqiperise ne Bashkimin Evropian. "Menjehere pas festimeve te Pashkeve, kur te hapet Parlamenti Evropian, do te takoj komisioneren e sektorit dhe zonjen e nderuar Cecilia Malstrom, te ciles do t'i shpreh nevojen per te pershpejtuar procesin e liberalizimit te vizave", u shpreh zevendespresidenti i PE. Me tej, ai preku edhe ceshtjen qe ka te beje me kerkesen e socialisteve, per hetimin e zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit permes hapjes se kutive te votimit. Sipas tij, "askush nuk do te veje ne diskutim rezultatin e zgjedhjeve te kaluara, por eshte vullneti dhe besoj kerkesa legjitime per te garantuar per te ardhmen zgjedhje transparente, te sigurta qe tregojne qartesisht se kush eshte fituesi i vertete". "Une mendoj se nje klase politike inteligjente qe shikon nga Evropa dhe qe ka per zemer interesin e komunitetit te vet, duhet te dije te gjeje nje pike ekuilibri mes kesaj nevoje per transparence dhe nevojes per qetesim te pergjithshem te klimes politike",-tha Pitella. Ai tha gjithashtu se "mbeshtet cdo mase qe u thote qytetareve shqiptare: Rrini te qete, kur te votoni heren tjeter ju do te vendosni me qartesi fituesin e vertete dhe ky nuk eshte interes vetem i socialisteve, eshte interes i te gjitheve". I pyetur per ceshtjen e bojkotit te Parlamentit nga deputetet socialiste, zyrtari i larte i PE tha se "ne nje situate normaliteti beteja politike behet ne parlament". "Une vleresoj pozitivisht faktin qe Grupi Parlamentar Socialist u kthye ne Parlament, beri propozimet e tij per transparencen dhe uroj qe nga kjo perplasje idesh te dy fronteve qe po zhvillohet, mund te linde nje zgjidhje qe perseris duhet te garantoje transparencen maksimale ne zgjedhjet e ardhshme", deklaroi zevendespresidenti i Parlamentit Evropian. Nje tjeter pike ne te cilen u ndal ai gjate komunikimi me mediat, kishte te bente me situaten ekonomike. Ai tha se "cikloni qe plasi nga Amerika dhe qe pushtoi me pas Evropen, boten, ende nuk e ka shterur ngarkesen e tij toksike". Sipas tij, do te ishte shume siperfaqesore te mendosh qe efektet negative qe solli, u kaluan. "Procesi i integrimit ne Bashkimin Evropian, shqetesimi per krizen ekonomike sociale, nevoja per te liberalizuar vizat, te gjitha keto sugjerojne qetesimin e klimes politike ne Shqiperi", perfundoi fjalen e tij, Gianni Pitella.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›