E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbështetje Shqipërisë gjatë presidencës së KiE

TIRANE- Mbeshtetje dhe ndihme Shqiperise per marrjen e presidences se radhes se Këshillit të Europës dhe asistence ne rrugen e saj drejt integrimit ne BE. Keshtu eshte shprehur sot Gérard Stoudmann, Përfaqësues i Posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të KiE-së, i ngarkuar me Zhvillimin Organizativ dhe Reformën e KiE-së, pas takimit te zhvilluar me Ministrin e Jashtëm Edmond Haxhinasto.

Gjate nje konference te perbashket per shtyp, Haxhinasto deklaroi se se bashku jane diskutuar nje sere ceshtjesh, duke u ndaluar ne reformat qe duhet te kryeje vendi, si ajo zgjedhore dhe bashkepunimi mes forcave politike per detyrat e lena nga BE.

“Nëse cdo gjë shkon mirë, ne kohen e presidences suaj, situata do jetë me fitim për të gjitha palët. KE qëndron në gatishmëri t’u asistojë dhe kontribuoje në integrimin e Shqipërisë në Evropë, në bashkëpunim me ju, qeverinë dhe BE”- tha Stoudmann.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›