E Diel, 1 Nëntor 2026

NATO, Shkupit: Pa zgjidhur emrin, skeni ftesë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen deklaroi se pa zgjidhje të pranueshme dhe të ndërsjellë të emrit, Maqedonia nuk duhet të pres ftesën për anëtarësim.

Rasmusen këtë e deklaroi dje në Uashington në kuadër të një seminari për mbrojtje dhe siguri të organizuar nga Aleanca.

Të gjitha vendimet në NATO sillen në bazë të konsensusit dhe kjo përfshin edhe Greqinë. Për të dërguar ftesën në adresë të Shkupit, duhet mbështetja e Greqisë. Kjo është kjo. Unë e kuptoj se Greqia nuk ka vullnet për të bërë një ftesë të tillë derisa nuk gjendet zgjidhje e ndërsjellë për emrin. Kështu kemi vendosur në Bukuresht në vitin 2008 dhe ai vendim akoma është në fuqi, deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen.

Ai ka shtuar se personalisht do të dëshironte që të dërgonte ftesën për anëtarësim në Shkup, mirëpo siç tha Rasmusen realiteti është se nevojitet konsensus në kuadër të NATO-s.

Ai i bëri thirrje kryeministrit Nikolla Gruevski që të tregoj fleksibilitet dhe pragmatizëm dhe se një porosi e njejtë i është bërë edhe Athinës. (INA)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›