E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, ambasadori Dell largohet në korrik

Ambasadori Dell

Ambasadori amerikan, Christopher Dell përfundon ne korrik mandatin e tij si përfaqësues diplomatik i SHBA-ve në Kosovë. Ndonëse ende nuk është konrmuar zyrtarisht koha se kur pritet të largohet ambasadori Dell, burime të Zërit kanë bërë të ditur se ai pritet të largohet gjatë muajit korrik.

Pas 4 korrikut ambasadori Dell largohet nga Kosova, pasi që përfundon misionin e tij trevjeçar këtu. Largimi i tij do të ndodhë saktësisht mes datave 4-15 korrik, thotë për Zërin, një zyrtar i lartë amerikan.

Ndërsa, zëdhënësi i Ambasadës Amerikanë në Prishtinë, Paul Engelstad, thotë se ambasadori Dell pritet që këtë vit ta përfundojë mandatin, megjithatë nuk jep data se kur mund të ndodhë një gjë e tillë. Ambasadorit Dell këtë vit do ti përfundojë mandati trevjeçar dhe do të largohet nga Kosova, tha Engelstad.

Dell do të zëvendësohet nga diplomatja amerikane, Tracey Ann Jacobson. Zëdhënësi Engelstad thotë se diplomatja Jacobson është emëruar nga administrata e Shtëpisë së Bardhë, e cila do ti prezantohet senatit amerikan për konrmim nal.

Një gjë e tillë do të bëhet pasi që senati të mbajë mbledhjen, tha më tej Engelstad. Diplomatja Jacobson, momentalisht shërben si zëvendësdrejtoreshë e Institutit për Shërbim të Jashtëm (FSI).

Ajo më parë ka qenë ambasadore e SHBA-së në Taxhikistan (2006-2009) dhe në Turkmenistan (2003-2006).

Jacobson ka shërbyer edhe si zëvendëssekretare ekzekutive në Këshillin Kombëtar të Sigurisë, ndërsa ka punuar si diplomate në Seul të Koresë Jugore, Massau të Bahameve dhe Moskë të Rusisë.

Ambasadori i deritashëm, Christofer Dell, ka shërbyer dy herë në Prishtinë. Së pari ai ishte shef i zyrës amerikane në vitet 2000-2001, dhe herën e dytë si ambasador, gjegjësisht nga viti 2009 e deri më tani.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›