E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Opozita alarmon dhe trillon cdo dite

Kryeministri peruroi rrugen e Shengjergjit duke shkurtuar distancen e komunes me Tiranen

Kryeministri Berisha ka hedhur akuza te ashpra ndaj opozites ne vend pergjate inaugurimit te nje rruge ne Komunen e Shengjergjit ne afersi te kryeqytetit. Sipas kreut te qeverise nuk ka dite qe perfaqesuesit e Partise Socialiste te mos u bien sirenave te krizes dhe te mos trillojne. Sipas Berishes ky qendrim u kujton te gjithe shqiptareve propaganden e vjeter komuniste. Cdo dite kreret e Partise Socialiste u bien sirenave te krizes. Kriza ekziston vetem ne mendjet e tyre. Kriza ekziston vetem ne shpirtin e tyre sepse ata besojne se vetem me krize mund te vijne ne pushtet. Keta zoterinj nga mengjesi deri ne darke mohojne cdo gje shpifin trillojne. A nuk ju rikujton kjo propaganden e vjeter qe behej ndaj rendit demokratik ne rende te tjera Per sot shqiptaret jane vite drite larg asaj kohe theksoi Berisha ne fjalen e tij nga Shengjergji. Sipas Berishes Partia Socialiste tashme eshte shnderruar ne nje ndermarrje ndertimi duke penguar edhe investimet e huaja ne kryeqytet. Keta zoterinj qe kane shnderruar partine e tyre ne nje sipermarrje ndertimi keta dasmojne dhe hedhin napolonin me leje ndertimi keta zoterinj gjobisin me 20 per qind cdo ndertues ne Tirane keta zoterinj nuk lejojne nje te huaj te investoje ne kryeqytet vetem e vetem se te huajt nuk pranojne te japin 20 perqindeshat theksoi Berisha ne fjalen e tij. Sipas Berishes ne kundershtim me opoziten qeveria do te shumefishoje perkrahjen ndaj te gjithe qytetareve dhe fermereve shqiptare. Po keshtu Kryeministri premtoi se ne fund te ketij mandati qeveritar nuk do te kete asnje komune ne Shqiperi qendra e se ciles te mos jete e lidhur me rruge te asfaltuar me akset kombetare. Nga ana tjeter kreu i qeverise theksoi gjithashtu se shqiptaret do te kene rritje me te madhe te rrogave se te gjithe qytetaret e tjere. Deri ne fund te ketij mandati pensionistet shqiptare do te kene rritjen me te madhe te pensioneve se te gjithe pensionistet e tjere. Deri ne fund te ketij mandati qindra e qindra fshatra do te kene uje te pijshem do te kene kanalizime do te kene urbanizim vijoi Berisha premtimet e tij. Po keshtu ne lidhje me rrugen e re te inauguruar kreu i qeverise theksoi se ndertimi i saj shkurton distancen me kryeqytetin per qytetaret e kesaj komune nga 3 ore ne 1 ore e 15 minuta dhe eshte nje rruge nder me clodheset dhe me te bukurat te rrethit te Tiranes. Sipas Berishes kjo rruge ben te mundur qe te dalin ne drite te gjitha prodhimet e kesaj zone dhe te kene nje lidhje sa me te shpejte me tregun e Tiranes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›