E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres FRESSH promovon protestat ne zonen e Kenetes

Kriza ekonomike motoja e protestave te opozites

Afrimi i fushates elektorale per zgjedhjet lokale ka aktivizuar me shume forcat politike lokale per tu organizuar ne kerkim te mbeshtetjes se votuesve ne nevoje. Nen mbeshtetjen e te rinjve socialiste te grupuar ne Forumin Rinor Eurosocialist te Shqiperise te rinjte e zones se ish-Kenetes ne Durres kane dale ne nje proteste kunder harreses qe qeveria i ka bere zones ne te cilen jetojne. Protestuesit me fakte jane shprehur kunder varferise ekstreme qe ka pushtuar nje pjese te mire te familjeve te vendosura ne ish-Kenete ku niveli i papunesise eshte i larte dhe kushtet e jeteses per shume familje te mjerueshme. Pavaresisht se zona informale eshte pjese e qytetit bregdetar te Durresit investimet ne te kane munguar dhe urbanizimi i saj eshte bere me se shumti mbi intuiten e banoreve te ardhur nga rrethe te ndryshme te vendit gjate viteve 90 dhe ne vazhdim. Ata kane protestuar ne pergjithesi ndaj harreses qeveritare dhe indiferences jo vetem te qeverise por edhe te deputetit te kesaj zone qe eshte dhe ministri i Turizmit dhe Kultures Ferdinand Xhaferri Pasi i dhame votat e zones ai nuk eshte dukur me kurre ketej ne zonen qe sot gjendet ne meshire te fatit jane shprehur pjesemarresit. Kryetari i FRESSH-it te Durresit Ilir Gjermeni u shpreh se kjo zone ashtu si gjithe Shqiperia vuan indiferencen dhe korrupsionin qeveritar. Protestuesit ngriten edhe problemin e klasave te mangeta ne shkollen 9-vjecare te ish-Kenetes ku nxenesit jane te detyruar te mesojne 3-4 vete ne nje banke dhe klasat kane mbi 50 nxenes nderkohe qe mungon shkolla e mesme. Te rinjte e zones deklaruan se ndihen te pashprese pasi erdhen ne Durres per te kerkuar nje mundesi me te mire per punesim shkollim dhe jete normale ndersa realiteti nuk u ofroi asgje vetem premtime politikanesh.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›