Berisha: Opozita në Parlament pa shkelur vendimin e gjykatave
Deklaratën e Kreut të Asamblesë së OSBE-së e përshëndeti në mbrëmje gjatë seancës parlamentare kryeministri Sali Berisha. “Soares kerkoi qe opozita te vijë menjëherë në Parlament dhe të bëhet pjesë e hetimit, pa shkelur vendimin e gjykatave”, tha kreu i qeverisë, i cili nuk pranon hapjen e kutive. Sipas Berishës, nuk ka asnjë vend tjetër që shumicën dhe drejtimin e komisionit hetimor ta ketë opozita.
"Presidenti Soares i bën thirrje në mënyrë të përsëritur opozitës shqiptare që ti japë fund menjëherë bojkotit dhe të zërë vendet në Parlament. Sikundër presidenti Soares mirëpret vullnetin e maxhorancës dhe opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për hetimin e plotë të zgjedhjeve në respekt të plotë të Kushtetutës së vendit dhe vendimeve të rëndësishme të Gjykatës Kushtetuese. Unë jam këtu për të garantuar Asamblenë Parlamentare të OSBE dhe presidentin Soares, për vullnetin e plotë të maxhorancës për tu angazhuar në reforma të thella dhe të gjithëanshme me opozitën. Për të respektuar plotësisht të drejtën e saj, sepse këtu nuk i bëhet asnjë lëshim opozitës, ajo ka një të drejtë kushtetuese për komisionin hetimor parlamentar dhe për të hetuar cdo gjë tjetër përvec atyre problemeve mbi të cilat ka vendosur gjykata", tha në Parlament kryeministri Berisha.
Adi Darsi