Rama: Soares kërkon hetim të pakufizuar të zgjedhjeve
Si cdo deklaratë të ndërkombëtarëve, edhe kjo e OSBE-së, u lexua ndryshe nga politikanët në Tiranë. Ndryshe nga Berisha, Edi Rama tha se “Soares kerkon hetim të pakufizuar për zgjedhjet e 28 qershorit, cka nënkupton hapjen e kutive të votimit”. Kreu i Partisë Socialiste tha se nëse palët hedhin këtë hap, atëherë deputetët e opozitës do të ndërpresin bojkotin.
"Mikpritja e shkëlqyer që na rezervoi dhe dëgjimi shumë i vëmendshëm i pikëpamjes sonë për krizën e rëndë në Shqipëri meritojnë falenderimin tonë publik për presidentin Soares. Ne jemi plotësisht e tërësisht në një mendje me sa shkruhet në këtë deklaratë lidhur me ndërmarrjen e një hetimi të plotë e tërësor të zgjedhjeve, bazuar në Kushtetutën dhe vendimin përkatës të Gjykatës Kushtetuese për hetimin parlamentar. Kjo është gjithçka kërkojmë dhe jam i lumtur të them se me Presidentin Soares ramë gjithashtu në një mendje që hetimi parlamentar as mund të kufizohet e as mund të kushtëzohet. Padyshim zoti Soares nënvizoi edhe bindjen e tij se opozita duhet të kthehet në kuvend dhe unë i rishpreh edhe publikisht vullnetin tonë për ta mbyllur bojkotin me t’u mbyllur përpjekja e qeverisë për ta kufizuar e kushtëzuar komisionin hetimor parlamentar duke nxjerrë kutitë e votimit nga objekti i hetimit. Dhe fundi i kësaj krize fillon me transparencën e plotë, tërësore, të pakufizuar e të pakushtëzuar të zgjedhjeve. Jo për të ndryshuar rezultatin po për të shembur sistemin e korrupsionit elektoral", deklaroi Rama.
Adi Darsi < I mëparshmi