E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Opozita po me kthen Memine kunder

Gezim Ashimi
Kreu i qeverise, Berisha, qe nga qyteti i Korces nuk ka munguar si gjithnje te beje nje rruge dhe tre pune, te prese shirita perurimi, te uroje Krishtlindjet dhe t'i kthehet "dashurise" se vjeter, sulmit ndaj opozites. Keshtu, festa e Krishtlindjeve, per kete vit eshte nderuar ne Korce nga vizita e Kryeministrit Sali Berisha. Kreu i ekzekutivit ka zgjedhur kete dite te shenuar per besimtaret ortodokse dhe ata katolike, qe te prese shirita perurimesh te investimeve te kryera nga qeveria e drejtuar prej tij, ceremoni keto pas te cilave nuk kane munguar ne asnje rast urimet per festen e Krishtlindjeve. Berisha peruroi ne hyrje te qytetit te Korces perfundimin e punimeve per nje segment rrugor, ne shoqerine e dy ministrave te kabinetit te tij, Bode e Olldashi, por i mirepritur edhe nga kryetari socialist i Bashkise, Niko Peleshi. Berisha beri nje koment te shkurter edhe per protesten e fundit te opozites ne Tirane. "Detyra ime eshte te bej inaugurime. Opozita le te beje c'te doje, edhe protesta. Nuk me erdhi mire qe e nisen protesten kunder meje dhe e perfunduan kunder vetes. Keshtu ka rrezik qe te me dale ne telefon Memia dhe te kerkoje te protestoje kunder meje", u shpreh me nje sens humori Kryeministri Berisha.
Duke pasur ne krah kryebashkiakun socialist te Bashkise se Korces, Peleshi, me te cilin shkembeu idete per investime te mundshme ne qytetin e Korces, Kryeministri Berisha pershkoi ne kembe nje segment rrugor afro 5 kilometra, ku po kryhen punime per unazen e re te jashtme te qytetit te Korces. Nje tjeter ndalese e tij ishte prerja e nje shiriti inaugurimi ne hyrje te kesaj unaze dhe me pas prerja e shiritit per perfundimin e 80 apartamenteve te reja, qe jane ndertuar me fonde te dhena nga buxheti i shtetit. Kreu i qeverise nuk i kurseu pergezimet per firmat private, qe kane kryer ne nje kohe te shpejte dhe me cilesi punimet per ngritjen e dy pallateve, por as kerkesat e tij qe nga sipermarresit te punohet me nje angazhim maksimal ne realizimin e shpejte te investimeve. "Ne duhet te bejme qe nga muaji mars i vitit te ardhshem e deri me 22 tetor te punohet me 2 turne ne sektorin e ndertimit dhe me 3 turne ne rruge. Cdo kontrate e vitit te ardhshem do te anulohet ne qofte se nuk percaktohet puna me 3 turne ne projektet e rrugeve dhe ato te shkollave", tha Berisha. Ai premtoi dyfishimin e fondeve te qeverise per ndertimin e apartamenteve per te pastrehet ne nje vlere deri ne 30 milione euro per vitin e ardhshem, por paralajmeroi qe fondet do te jepen pa dallime politike per ato bashki qe arrijne te sigurojne trojet per ndertimin e pallateve.
Vizitat e Kryeministrit Berisha ne Korce, parashikonin edhe urimet e tij ne seline e Mitropolise se Shenjte, ku u prit nga kreu i saj, Imzot Johani. Berisha theksoi tolerancen fetare ne Shqiperi, e vuri ne dukje kete vlere te jashtezakonshme te popullit shqiptar edhe ne kohen ku mberriten per vizite dy perfaqesues te komunitetit mysliman ne Korce. Ai e konsideroi si te pa drejte kalimin ne pronesi te sindikatave te nje godine, mbi truallin e se ciles ka ekzistuar manastiri i Shen Prodhomit ne Voskopoje, dhe sidomos faktin qe atje festohet me muzike te larte. Berisha tha se qeveria do te kete ne vemendje kthimin e pronave per komunitet fetare, u tregua i kujdesshem ne premtimin e tij per kthimin e kesaj prone kishes ortodokse. "Jam per kthimin e prones ne kete rast, por duhet pare edhe zhvillimi i turizmit ne Voskopoje", tha Kryeministri, ndersa u njoh me kerkesen e Mitropolitit te Korces per ndertimin ne Voskopoje dhe pronen e kishes te nje qendre ballkanike per femije. Berisha hodhi nje tjeter ide per ato prona qe jane te vjedhura. "Ne Amerike, prona e vjedhur konsiderohet si e tille edhe per 10 breza dhe une jam per zbatimin e ligjit amerikan per pronat e vjedhura. Do te kerkoj ne Parlament aprovimin e ketij ligji, por me duhen 4 vota", tha me ton humori Kryeministri Berisha.
Biberaj: Nje muaj afat shtese per komisionin e Durres-Kukes
Kryetari i komisionit hetimor per rrugen Durres-Kukes, Aleksander Biberaj, theksoi se komisioni do te kerkoje edhe nje muaj shtese pas fillimit te sesionit te ri parlamentar. Sipas Biberajt, puna per zbardhjen e tendereve ne kete rruge eshte shume voluminoz dhe per pasoje eshte nje liste e gjate me deshmitare qe duhet te thirren per te deshmuar ne lidhje me kete rruge. "Do te kerkojme shtese prej nje muaji ne Parlament, pasi dihet qe nga data 27 dhjetor e deri me 21 janar Parlamenti eshte i mbyllur, keshtu qe kemi nevoje per nje muaj shtese per te perfunduar procedurat", tha Biberaj, duke theksuar se komisioni do te vazhdoje serish te degjoj deshmitaret per kete ceshtje. Lidhur me deklaraten e dy diteve me pare te perfaqesuesit te FMN-se, Biberaj theksoi se ky qendrim eshte ne sinkron me Komisionin e Ekonomise dhe Finances. Sipas Biberajt, FMN eshte e mendimit qe ky projekt te vazhdoje dhe ajo ka dhene mbeshtetjen e saj per ndertimin e kesaj rruge. Lidhur me koston e rruges, Biberaj theksoi se keto jane projekte qe kostoja e tyre dhe vlera 100% e sakte eshte e veshtire te nxirret, sepse jane punime ne nje terren te panjohur.
F.M

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›