E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brace: Shqetesimi i PS e FMN per Rreshen-Kalimash, i njejte

Fondi Monetar Nderkombetar dhe Prokuroria e Pergjithshme ne koherence per fajesine e ish-ministrit te Transporteve, Lulzim Basha. Ishin ligjvenesit socialiste, te cilet duke u bazuar ne shqetesimet e ngritura nga FMN, lidhur me ndertimin e segmentit Rreshen-Kalimash, pjese e segmentit te rruges Durres-Kukes, shprehen te bindur se e gjithe problematike e ngritur prej tyre mbi kete ceshtje eshte me se e qendrueshme. Madje, sipas tyre, konkluzionet e FMN-se te perkthyera ne gjuhen e ligjit, nuk prodhojne gje tjeter vecse dokumentin, qe Prokuroria e Pergjithshme ka sjelle ne Parlament, si kerkese per heqjen e imunitetit te ministrit Basha. "Problematika qe ngre FMN nga pikepamja financiare, e perkthyer ne gjuhen e ligjit nga organi i Prokurorise, eshte pothuajse i perputhur, gje qe ben te bie poshte alibia e Kryetares se Parlamentit dhe e mazhorances ne komisionin e imuniteteve, qe akuzat e Prokurorise nuk jane te qena, nuk ekzistojne", tha Brace. Ai u shpreh se "ne besojme qe Prokurorja e re e Republikes ka vullnetin ta hetoje ne menyre serioze kete ceshtje. Natyrisht qe, ne denojme te gjitha perpjekjet e qeverise, te PD, te mazhorances parlamentare per t'i bere shantazh organit te Prokurorise se Pergjithshme". Sipas tij, eshte me se e qarte se seanca e sotme do te kthehet ne nje seance epike, folklorike, patriotike, martirizimi, te ministrit te Jashtem te Shqiperise. Por duke iu kunderpergjigjur ketij qendrimi, socialisti Brace evidentoi se "konkluzionet e FMN shprehin mungese konkurrence, kosto e paperballueshme, mungese konkurrimi midis kompanive te ndryshme, vecanerisht konkurrim te natyres financiare dhe shkelje te ligjeve ne fuqi, sa i takon projektit ne fjale". Nderkaq, per Bracen, ajo qe eshte shqetesuese si per FMN-ne ashtu dhe per seline roze, lidhet me faktin se shqiptaret paguajne 30 milione euro cdo muaj per te plotesuar faturat qe vijne nga Kalimashi. Por, njeheresh nenkryetari i Grupit te PS, Brace, ka permendur dhe shqetesimin e FMN ne lidhje me gropen e zeze te borxhit prej 20 miliarde leke ne KESH, i cili eshte shume veshtire te sjelle kete korporate ne gjendje optimale.
O.Xhilaga

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›