E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi, sot dhe ndryshimi i Kodit per krimin ne familje

Kuvendi do te votoje sot per ndryshimin e Kodit Penal mbi dhenien e denimit maksimal per ata qe kryejne krime ne familje. Dy nismat ligjore u paralajmeruan se do te hartoheshin dy jave me pare nga Kryeministri Sali Berisha, qe kerkoi denimin me burgim te perjetshem per ata qe kryejne krime ne familje. Por, asnje prej tyre nuk eshte shqyrtuar ne Komisionin parlamentar te Ligjeve apo te jete diskutuar mes forcave politike. Ndonese opozita dhe i gjithe Kuvendi u shpreh i gatshem per miratimin e nismave te tilla, debatet ne seancen e sotme do te jene te pashmangshme, pasi opozita deklaroi se nuk njihet me propozimet e reja. Kushtetuta e kerkon qe ndryshimet ne Kodin Penal te behen me nje shumice te cilesuar te votave ne Kuvend. Cka do te thote se asnje prej projektligjeve nuk do te mund te kaloje, nese pro tyre nuk do te votojne te pakten 84 deputete. Seanca e sotme do te jete shume e ngarkuar per shkak te numrit te madh te projektligjeve qe jane mbledhur ne kete sesion per shqyrtim. Ne listen e gjate jane projektligje te rendesishme dhe mjaft te debatueshme ne Kuvend qe nuk kane arritur te miratohen per shkak te konflikteve dhe perplasjeve politike.
R.R

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›